Politike

OSBE-ja e ftoi në tryezë, Basha: Kush jua tha? Mos kini iluzione sepse kriza nuk zgjidhet kështu (VD)

18 Shtator 2019, 10:25 Nga DOSJA
OSBE-ja e ftoi në tryezë, Basha: Kush jua tha? Mos kini iluzione sepse

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është përgjigjur në lidhje me ftesën e bërë nga OSBE-ja në lidhje me zgjidhjen e krizës. Basha u përgjigj nga Kongresin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, ku dhe po merr pjesë.

I pyetur në lidhje me tryezën e thirrur për Reformën Zgjedhore në datën 25, Basha u shpreh se ende nuk ka marrë një ftesë zyrtare por që sipas tij, kriza nuk zgjidhet me tryeza.

Pyetje: Në tryezën e thirrur për Reformën Zgjedhore më datë 25…

Lulzim Basha: Kush ju tha që ka tryezë?

Pyetje: Ju ka ardhur ftesa zyrtare…

Lulzim Basha: Po ti shikojmë ftesat se ftesat bëhen javë për javë. Do t’i shikojmë, do t’i vlerësojmë, zgjidhja e krizës politike është prioriteti ynë. Natyrisht jemi të angazhuar edhe për Reformën Zgjedhore. Por, askush të mos ketë iluzione se zgjidhja e krizës politike kërkon shumë më shumë se sa një tryezë tjetër.

Më 25 shtator  OSBE-ja do të zhvillojë një tryezë për diskutimet mbi Reformën Zgjedhore. Mësohet se ftesë për pjesëmarrje iu është dërguar edhe partive jashtë-parlamentar, përfshirë edhe Partinë Demokratike, por mesa duket kryetari i saj nuk e ka marrë ende.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha osbe tryezë për reformën zgjedhore lulzim basha osbe tryezë për reformën zgjedhore

Sondazh

Poll