Politike

Sherr te “Siguria”/ Murrizi-Felajt: Pallavra komunistësh, ç’punë ke ti me botën me, s’të besoj fare..

18 Shtator 2019, 09:36 Nga DOSJA
Sherr te “Siguria”/ Murrizi-Felajt: Pallavra komunistësh,

Tiranë- Debate në Komisionin e Sigurisë për veteranët e luftës së Dytë Botërore. Deputeti Myslim Murrizi ka bërë një debat me Ermonela Felajn për numri e veteranëve të luftës, pasi sipas deputetit nuk ka asnjë dokument zyrtar për shifrat përveç atyre të komunizmit.

Debati: 

Murrizi: Unë nuk kam qenë sekretar partie. Nuk mund të dëgjoj pallavërat e të gjithë komunistëve në këtë sallë. Ku janë 28 mijë të vrarët këtu? Këto janë përrallat e partisë.

Ermonela Felaj: Nuk ka nevojë që të përdoret ky ton. Nuk jeni këtu për të shpalosur historinë këtu. Kjo kalohet në një lojë kungulleshke.

Murrizi: Unë kam leje te  flas të çfarë të dua këtu.

Felaj: Zoti Murrizi çfarë vërejtje keni?

Murrizi: Mos na ndërpre fjalën mua këtu. Ma jep me dokument këtu, ku janë shifrat. Ti më jep vendimin e ’57 . Ty nuk të besoj unë fare, ti për mua je e pabesueshme. Historinë nuk e bën dot ti.  As ti nuk e bën dot. Ma gjej dokumentin.

Felaj: Lufta e dytë botërore shkaktoi shumë dëme në botë.

Murrizi: Por ç’punë ke ti me botën me, po ti ke vrarë 5 mijë të vrarë në regjimin komunist.

vijon…

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ermonela felaj myslim murrizi sherr te komisioni i sigurisë ermonela felaj myslim murrizi sherr te komisioni i sigurisë

Sondazh

Poll