Politike

Paga minimale 300 euro, Basha premtime të forta: Do dalim nga ky kolaps, PPP-të do trajtohen si vepra të dyshuara kriminale (

18 Shtator 2019, 10:11 Nga DOSJA
Paga minimale 300 euro, Basha premtime të forta: Do dalim nga ky kolaps,

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka marrë pjesë ditën e sotme në Kongresin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se kur të vijë në pushtet do të rrisë rrogat dhe do të ulë taksat.

Ndër të tjera Basha theksoi se humbja e jetës së 25 kryefamiljarëve në 6 muaj, për shkak të mungesës së kushteve të sigurisë në punë është një shembull tragjik. Kryedemokrati paralajmëroi se PPP-të do të trajtohen si vepër e dyshuar kriminale dhe hetim të ish-ministrave.

Basha premtoi gjithashtu se kur do të vijë në pushtëet do ta rrisë rrogën minimale të shqiptarëve në 300 euro. Deri në fund të mandatit, Basha u shpreh se do ta rrisë deri në 400 euro rrogën minimale për shqiptarët.

Zgjedhjet në vendin tonë janë farsë. Ekonomia në këtë vend është shkatërruar me drejtësinë inekzistente, me krimin dhe bandat, ëndrrat për BE në vend që të afrohen largohen çdo ditë.

Kjo qeveri dhe ky kryeministër kanë dështuar. Shqiptarët janë një popull i talentuar, punëtor dhe me kushtet e duhura të punësimit dhe me një qeveri që ndihmon punëtorët ne jo vetëm mund t’ia dalim por mund të kapërcejmë edhe pritshmëritë.

Shumë shpejt do të vijmë me një mision të ri se si të dalim nga ky kolaps. PD-ja e ka këtë plan dhe së bashku me ekspertët tanë më të mirë ne po bëjmë gati shpalosjen e këtij plani, ku bashkëpunëtor është edhe bashkimi i sindikatave të pavarura të Shqipërisë. Të drejtat e punëtorëve janë e drejta themelore e njeriut.

Ne kemi një program për hapjen e vendeve të reja të punës, kthimin e investimeve të huaja. Kemi në plan rikthimin e taksës së sheshtë së bashkë me masat e tjera. Askush në këtë sallë nuk duhet të ketë asnjë dyshim. PD është një parti që beson tek ekonomia, e drejta e punëmarrësve dhe mbrojtja e tyre si themeli i suksesit të një ekonomie  tregu. Sot dua ta them qartë dhe publikisht përkushtimin tonë të parë vendimin e PD për të kaluar brenda 6-mujorit të parë të qeverisjes sonë për të kaluar pagën minimale në nivelin 300 eurove dhe brenda 4 viteve të para në nivelin e 400 eurove.

Vetëm në 6 muajt e fundit media ka raportuar 25 kryefamiljarë që kanë humbur jetën në vendin e punës. Autoritetet i kanë marrë vesh nga media. Përgjegjësia zero, masat e marra zero.

Babëzia, shpërfillja që e zhvesh njeriun nga vlerat njerëzore është një nga shkaqet kryesore për rritjen e kësaj shifre,”– tha Basha ndër të tjera.

Vijon….

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha ne kongresin e bashkimit të sindikatave të pavarura të shqipërisë lulzim basha basha ne kongresin e bashkimit të sindikatave të pavarura të shqipërisë lulzim basha

Sondazh

Poll