Politike

Meta publikon foto nga takimi me Kiefer: Do na ndihmojë të kapërcejmë krizën

18 Shtator 2019, 11:32 Nga DOSJA
Meta publikon foto nga takimi me Kiefer: Do na ndihmojë të

STRASBURG- Presidenti Ilir Meta, ka publikuar sot një foto nga takimi që ka pasur në Strasburg me Sekretarin e Përgjithshëm të kongresit të Autoriteteve Lokale.

Meta shprehet se  takimi me Andreas Kiefer ka qenë shumë i mirë dhe kanë shkëmbyer mendime të vlefshme. Më tej Kreu i Shtetit shkruan se Kiefer do të ndihmojë Shqipërinë në kapërcimin e krizës.

POSTIMI I PLOTË

Takim konstruktiv në Strasburg me Sekretarin e Përgjithshëm të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, z.Andreas Kiefer. Shkëmbyem mendime të vlefshme për mbështetjen që Kongresi mund të japë në kapërcimin e krizës së qeverisjes vendore në Shqipëri pas 30 qershorit, në përmbushjen e standardeve demokratike që vendet anëtare të këtij institucioni, sikundër është vendi ynë, janë të obliguar të respektojnë dhe për ndërmarrjen e hapave konkretë nga ana e Kongresit në këto drejtime. U dakordësuam për domosdoshmërinë e një misioni të Kongresit në Shqipëri në një kohë sa më të afërt. Demokracia në radhë të parë është vendore.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta po zhvillon një vizitë zyrtare. Kreu i shtetit do takohet me drejtues të Kongresit të Autoriteteve Vendore, e cila është një nga organizatat më të mëdha për vëzhgimin e zgjedhjeve. Kongresi është një strukturë e pavarur e Këshillit të Europës, dedikuar demokracisë vendore.Kongresi i Autoriteteve Vendore anuloi misionin e vëzhgimit në Shqipëri për 30 qershorin.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta meta ne strasburg shkarkimi i metës ilir meta meta ne strasburg shkarkimi i metës

Sondazh

Poll