Politike

'Skandali i fundit derdhi gotën e zemërimit'/ Boçi: Rama s'duhet të jetë kryeministër

Deputeti tha se Rama ka tradhëtuar vendin

11 Shkurt 2023, 11:37 Nga a,b
'Skandali i fundit derdhi gotën e zemërimit'/ Boçi:
Luciano Boci

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi deklaroi ditën e sotme se Rama duhet të heq dorë nga posti i kryeministrit. Për gazetarët, jashtë selisë së PD-së, deputeti tha se Rama ka tradhëtuar vendin dhe skandali i fundit që lidhet me ish-agjentin e FBI-së, ishte fundit që derdhi gotën e zemërimit tek qytetarët. 

'Kemi dalë dhe kemi bërë thirrje, na janë bashkëngjitur. Nisja drejt Tiranës është bërë. Ky kryeministër nuk duhet të jetë më kryeministër, ka tradhëtuar vendin, miqësinë dhe respektin për mikun e përhershëm. Skandali i fundit derdhi gotën e zemërimit.'- tha Boçi.

Opozita proteston sot në orën 12:00 në atë që e ka cilësuar si siparin e një revolucioni për largimin e qeverisë Rama, pas disa aferave mes të cilave edhe ajo e McGonigal. PD ka thënë se protesta do të jetë masive, madje në një letër drejtuar policisë së Tiranës, flitej për rreth 100 mijë protestues. Një pjesë e tyre do të jenë para selisë së PD-së, të cilët do të shoqërojnë kreun demokrat Sali Berisha drejt selisë së Kryeministrisë. Policia e Shtetit ka mobilizuar rreth 1200 efektivë për mbarëvajtjen e protestës së opozitës, e cila do të mbahet këtë të shtunë para Kryeministrisë.

luciano boci protesta e pd 11 shkurt 2023

Sondazh

Poll