Politike

"Big Brother" edhe në protestë! Mbërrin "Zarfi i Zi" për Ramën: Publiku ka vendosur të ikë nga Shqipëria (ME VIDEO)

Pak më parë, Partia e Lirisë ka publikuar një video në Tik-Tok, ku të rinjtë e PL-së kanë ironizuar Ramën, ndërsa në sfond dëgjohet kolona zanore e përdorur nga spektakli, pikërisht nga momenti kur moderatorja Arbana Osmani zbulon emrin e personit të eliminuar nga shtëpia. 

11 Shkurt 2023, 11:39 Nga k.m.
"Big Brother" edhe në protestë! Mbërrin "Zarfi i
Partia e Lirisë

TIRANË- Partia e Lirisë, ka shfrytëzuar të gjithë zhurmën e krijuar për "Big Brother Albania VIP 2" për protestën e sotme, e cila do të zhvillohet në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në orën 12:00 për të protestuar kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Pak më parë, Partia e Lirisë ka publikuar një video në Tik-Tok, ku të rinjtë e PL-së kanë ironizuar Ramën, ndërsa në sfond dëgjohet kolona zanore e përdorur nga spektakli, pikërisht nga momenti kur moderatorja Arbana Osmani zbulon emrin e personit të eliminuar nga shtëpia. 


"Presim zarfin e zi për komunikimin final. Populli i Lirisë ka vendosur se personi që duhet të lërë menjëherë Shqipërinë duke hequr dorë përfundimisht nga vjedhja dhe shkatërrimi i vendit është...Edi Rama,"-dëgjohet në videon e publikuar në rrjetet sociale të Partisë së Lirisë.

Mesa duket "BigBrotherMania" po shfrytëzohet edhe për politikë. 

partia e lirisë protesta e pd 11 shkurt 2023

Sondazh

Poll