Politike

Kreu i FRPD-së: Ultimatum i fundit, largimi i Ramës! Historia ka treguar se janë larguar edhe burra më të fortë

Xhaferri, u shpreh se është e drejtë e qytetarëve që të kërkojnë largimin Edi Ramës, pasi po u cenohet e drejta.

11 Shkurt 2023, 11:51 Nga A.B
Kreu i FRPD-së: Ultimatum i fundit, largimi i Ramës! Historia ka
Besart Xhaferri

TIRANË- Kreu i FRPD-së Besart Xhaferri, nga selia e blu, pak para nisjes së protestës, u shpreh se është e drejtë e qytetarëve që të kërkojnë largimin Edi Ramës, pasi po u cenohet e drejta. Ai u shpreh se mesazhin e di Sali Berisha e se qytetarët do të vendosin për largimin e Ramës.

Ultimatum i fundit është që të largohet Edi Rama. Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë për çdo lloj formë ku i cenohet e drejta. Skandali i fundit e kuptuam edhe se nga vjen kjo. Historia ka treguar se janë larguar edhe burra më të fortë se ai nga vende edhe më autoritare. Ne do të na përgjigjen. Mesazhin e di Sali Berisha. E vendosin qytetarët nëse do të ikin apo jo.’- u shpreh Xhaferri.

protesta e pd 11 shkurt 2023 besart xhaferri

Sondazh

Poll