Politike

Rama me kokë poshtë! Protestuesi fut kryeministrin në "burg": Nëse drejtësia do të funksiononte...

Protestuesi e mbante pankartën në duar dhe ia drejtonte kamerave që ndodhen në selinë e PD-së. 

11 Shkurt 2023, 10:18 Nga k.m.
Rama me kokë poshtë! Protestuesi fut kryeministrin në
Protestuesi në PD

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka mbërritur në zyrën e tij në selinë blu, rreth orës 10.00, 2 orë para se të nisë protesta para Kryeministrisë. Por nuk ishte vetëm, demokratë ishin mbledhur në oborrin e PD-së, duke e pritur me brohoritje dhe me pankarta në duar. 

Por njëri prej tyre e kishte më të veçantë, kjo edhe pasi vendosi që ta mbante me kokë poshtë. Pankartën që lexonte "Nëse drejtësia do të funksiononte", ndërsa kryeministri Edi Rama ishte pas hekurave të burgut, protestuesi e mbante dhe ia drejtonte kamerave që ndodhen në selinë e PD-së. 

Rama me kokë poshtë! Protestuesi fut kryeministrin në
Protestuesi në PD

Opozita proteston sot në orën 12:00 në atë që e ka cilësuar si siparin e një revolucioni për largimin e qeverisë Rama, pas disa aferave mes të cilave edhe ajo e McGonigal. PD ka thënë se protesta do të jetë masive, madje në një letër drejtuar policisë së Tiranës, flitej për rreth 100 mijë protestues. Një pjesë e tyre do të jenë para selisë së PD-së, të cilët do të shoqërojnë kreun demokrat Sali Berisha drejt selisë së Kryeministrisë. Policia e Shtetit ka mobilizuar rreth 1200 efektivë për mbarëvajtjen e protestës së opozitës, e cila do të mbahet këtë të shtunë para Kryeminsitrisë.

protesta e pd 11 shkurt 2023 sali berisha

Sondazh

Poll