Rama me kokë poshtë! Protestuesi fut kryeministrin në "burg": Nëse drejtësia do të funksiononte...
Protestuesi në PD TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka mbërritur në zyrën e tij në selinë blu, rreth orës 10.00, 2...
Sipas një personi në dijeni të çështjes, avokatët kishin dhënë gjithashtu dhe një dosje të zbrazët, ku shënohej informacion i klasifikuar.
Mediat amerikane njoftuan të premten se avokatët e ish-Presidentit Donald Trump u kanë dorëzuar hetuesve federalë në muajt e fundit, dokumente të tjera të klasifikuara, si dhe një laptop (kompjuter portativ), që i përkiste një ndihmësi të zotit Trump.
Sipas një personi në dijeni të çështjes, avokatët kishin dhënë gjithashtu dhe një dosje të zbrazët, ku shënohej informacion i klasifikuar.
Një prokuror i posaçëm i Departamentit të Drejtësisë po heton lidhur me posedimin nga ana e zotit Trump të qindra dokumenteve të shënuara si sekrete, në pronën e tij në Mar-a-Lago të Floridës.
Gjatë një kontrolli që ushtruan në muajin gusht, agjentët e FBI-së gjetën rreth 100 dokumente të klasifikuara, mes tyre dokumente të klasifikuara si tejet sekrete. Një juri e madhe federale po dëgjon tashmë prej muajsh prova lidhur me këtë çështje.
Lajmi mbi dokumentet e reja të gjetura në rezidencën e zotit Trump u njoftua fillimisht nga rrjeti televiziv 'ABC News'.
Personi në dijeni të kësaj çështjeje tha se një numër i vogël dokumentesh të klasifikuara ishin gjetur gjatë një kontrolli që u mbikëqyr nga ekipi ligjor i zotit Trump disa javë më parë në Mar-a-Lago. Ato iu dorëzuan menjëherë Departamentit të Drejtësisë. Dokumentet u gjetën në një kuti që kishte me mijëra faqe dokumentesh të tjera, tha i njëjti person./VOA
Protestuesi në PD TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka mbërritur në zyrën e tij në selinë blu, rreth orës 10.00, 2...
Selia blu TIRANË- Protestuesit e opozitës do të ndahen në disa pika të kryeqytetit. Mësohet se një pjesë tyre do t&...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur dy orë para protestës në selinë e PD-s&e...
Demokratet TIRANË- Simpatizantë të Sali Berishës nga Berati, Fieri, Korça, Fushë-Krujë, Vlora, Kukësi, Shkodra ja...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë me një mesazh pak orë para protestës, duke th&...
Kryeministria TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë urdhër për mbrojtjen e institucionit që ai drejton. Nga dita e djeshme e...
Flamur Noka TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka u ka bërë thirrje të gjithë shqipta...
Ervin Salianji TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji thotë se argumentet e gazetës gjermane BILD që akuzon Edi R...
Erion Braçe TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe e shikon korrupsionin si një problem të madh në qeveri...
Erion Braçe TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, tha se ka kundërshtime me mënyrën sesi funksionon gr...