Politike

FOTO- Protesta e Berishës, Rama merr masa, blindohet kryeministria

Sot, 1500 efektivë të policisë së shtetit do të jenë në terren, e nga ora 12:00 që nis protesta do të jetë i bllokuar Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe të gjitha drejtimet që lidhen me bllokun e rrugës së Elbasanit.

11 Shkurt 2023, 08:44 Nga A.B
FOTO- Protesta e Berishës, Rama merr masa, blindohet kryeministria
Kryeministria

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë urdhër për mbrojtjen e institucionit që ai drejton. Nga dita e djeshme e deri më sot, kanë nisur punimet për blindimin e kryeministrisë, për shkak të protestës së thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha. Sot, 1500 efektivë të policisë së shtetit do të jenë në terren, e nga ora 12:00 që nis protesta do të jetë i bllokuar Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe të gjitha drejtimet që lidhen me bllokun e rrugës së Elbasanit.

Rrugët ku nuk do të lejohet parkimi i automjeteve nga ora 06:00 dhe do të bllokohet qarkullimi nga ora 10:00 janë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D'Ark" dhe bulevardi "Bajram Curri”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Protesta nuk ka një limit kohor se kur do të mbarojë pasi PD e Berishës thotë se do e përcaktojnë vetë qytetarët. Protestuesit fillimisht do të mblidhen tek selia e Partisë Demokratike, në sheshi 'Skëndërbej' dhe atë Nënë Tereza dhe më pas do të zhvendosen para kryeministrisë. Sipas organizatorëve, në shesh do të jenë rreth 100 mijë qytetarë. Ndërkohë një ditë më parë u blindua godinës së kryeministrisë, dhe Kryesia e Kuvendit.

protesta e pd 11 shkurt 2023

Sondazh

Poll