Politike

Mesazhi pak orë para protestës, Berisha: Shqipëria po marshon drejt Tiranës

Berisha ka dalë me një mesazh pak orë para protestës, duke thënë se drejt Tiranës sot po marshon gjithë Shqipëria.

11 Shkurt 2023, 09:08 Nga A.B
Mesazhi pak orë para protestës, Berisha: Shqipëria po marshon
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë me një mesazh pak orë para protestës, duke thënë se drejt Tiranës sot po marshon gjithë Shqipëria.

Postimi i Sali Berishes:

Shqipëria po marshon drejt Tiranës! Tirana vërshon sot në rrugët dhe sheshet e saj! Rroftë Revolucioni Demokratik! #sb

Opozita e organizon protestën me moton “Shqipërisë i dalim zot”. Ajo do të mbahet në sheshin përpara Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”në orën 12:00.

sali berisha protesta e pd 11 shkurt 2023

Sondazh

Poll