Politike

Flamur Noka flet për protestën: O sot o kurrë ta rrëzojmë kët% regjim, mega-skandali kap mega-skandalin pa kaluar 24 orë

Noka tha se jemi në një kohë ku skandali kap skandalin dhe askush nuk e ka menduar se do të jemi përballë të paimagjinueshmes se kryeministri i një vendi punon jo për popullin por për të asgjësuar opozitën.

10 Shkurt 2023, 22:39 Nga F.M
Flamur Noka flet për protestën: O sot o kurrë ta
Flamur Noka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të dalin në protestën që Opozita do të mbajë nesër në orën 12:00. I ftuar në “Çim Peka Live”, Noka tha se jemi në një kohë ku skandali kap skandalin dhe askush nuk e ka menduar se do të jemi përballë të paimagjinueshmes se kryeministri i një vendi punon jo për popullin por për të asgjësuar opozitën.

"Ne jetojmë në një kohë ku skandali kap skandali dhe mega-skandali pa kaluar 24 orë kap mega-skandalin dhe të gjitha këto janë pjesë e një strategjie qeverisje dhe politike që drejtohet nga Edi Rama. Krye skandali që nuk imagjinohej se mund të ndodhte në një vend të botës, ndodhi. Askush nuk e kishte menduar dhe besuar që diku në një vend mund të ishte një kryeministër i cili në vend që të punonte dhe luftonte që të zhvillonte atë vend do ti vendoste objektiv vetes që të eleminonte opozitën dhe ish liderin historik të asaj partie ose opozita. A ka argument më të madh që opozita të protestojë më shumë se ky skandal, sot jemi në kushtete e vetëmbrojtjes sepse aleati ynë strategjik ka kapur me presh në duar kryeministrin që përdorte mjete ekstra politike për ta asgjesuar dhe likujduar,”- tha Noka.

flamur noka protesta e pd 11 shkurt 2023

Sondazh

Poll