Bota

Asnjë marrëveshje nga takimi Trump- Kim Jong un, lideri komunist flet për gazetarin e huaj

28 Shkurt 2019, 07:48 Nga DOSJA
Asnjë marrëveshje nga takimi Trump- Kim Jong un, lideri komunist flet

Takimi mes Donald Trump dhe Kim Jong un ka përfunduar pa asnjë marrëveshje. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se takimi ka qenë konstruktiv, po që nuk është arritur asnjë marrëveshje as për çështjen e mprehtë të çarmatimit bërthamor.

[sgallery url=”https://dosja.al/asnje-marreveshje-nga-takimi-trump-kim-jong-un/”]

“Dy udhëheqësit diskutuan mënyra të ndryshme sesi të avancohen konceptet e denuklearizimit dhe ato ekonomike por nuk u arrit asnjë marrëveshje.  Dy ekipet respektive shohin nga e ardhmja për një takim të radhës”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders. 

Për herë të parë në daljet e tij publike, Kim Jong Un i është përgjigjur dhe pyetjes së një gazetari të huaj dhe nuk u shfaq pesimist për marrëveshjen.

“Nëse unë nuk jam i gatshëm ta bëj, unë nuk do të isha këtu tani”, tha Kim, duke e bërë Trump të qeshë dhe të lavdëronte përgjigjen e tij. “Kjo mund të jetë përgjigja më e mirë që keni dëgjuar ndonjëherë”, tha presidenti Trump.

Presidenti i SHBA-së në fjalën e tij theksoi se Koreja e Veiut është një vend që ka potencial për t’u zhvilluar më shumë. Pas takimit Trump për mediat u shpreh  se kishte shumë opsione por nuk zgjodhi asnjë. 

Burimi: BBC

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota donald trump kim jong une samiti vietnam donald trump kim jong une samiti vietnam

Sondazh

Poll