Sport

Donacion dhe solidaritet i UEFA-s, 200.000 euro për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri

Në shenjë respekti për viktimat e tërmeteve, UEFA konfirmoi gjithashtu se do të mbahet një minutë heshtje para fillimit në të gjitha ndeshjet e Champions League, Europa League dhe Conference League që do të luhen javën e ardhshme.

10 Shkurt 2023, 17:53 Nga DOSJA
Donacion dhe solidaritet i UEFA-s, 200.000 euro për viktimat e

ZVICER - UEFA njoftoi këtë të premte, se së bashku me Fondacionin e saj të Fëmijëve ka bërë një donacion fillestar prej 200.000 euro, për të mbështetur ndihmën për viktimat e tërmeteve në Turqi dhe Siri dhe se do të mbahet një minutë heshtje në fillim të ndeshjeve të tyre javën e ardhshme.

Agjencia shpjegoi se ka dhuruar 150.000 euro për Federatën Turke dhe se Fondacioni i saj ka dhuruar 50.000 për Organizatën Bonyan dhe Tiafi (Ekipi Ndërkombëtar i Asistencës për Integrim), dy entitete joqeveritare që punojnë për të ndihmuar pas tërmeteve, të cilët kanë shkaktuar më shumë se 20 mijë të vdekur.

Ai gjithashtu tregoi, se po koordinon përpjekjet e federatave të tij anëtare për të kontribuar në një fond të përbashkët të UEFA-s  për ndihmën ndaj fatkeqësive.

Presidenti i organizatës, slloveni Aleksander Ceferin, tha se "UEFA po bën këtë donacion fillestar, për të ndihmuar reagimin e menjëhershëm humanitar ndaj kësaj tragjedie të tmerrshme" dhe falënderoi federatat për reagimin e tyre të shpejtë dhe të dhembshur dhe mbështetjen e ofruar për të prekurit nga kjo ngjarje e tmerrshme”.

Ceferin vuri në dukje, se ai po kërkon gjithashtu organizimin e aktiviteteve shtesë për mbledhjen e fondeve gjatë javës së finales së Champions League të këtij sezoni, që do të zhvillohet në Stamboll në qershor.

Në shenjë respekti për viktimat e tërmeteve, UEFA konfirmoi gjithashtu se do të mbahet një minutë heshtje para fillimit në të gjitha ndeshjet e Champions League, Europa League dhe Conference League që do të luhen javën e ardhshme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll