Sport

Trajneri Galtier, tejet i sigurtë: "Leo Messi do të kthehet në stërvitje të hënën”…

I pranishëm në një konferencë për shtyp këtë të premte, në prag të përballjes me Monaco (17:00), trajneri Christophe Galtier dha lajmet për Kylian Mbappé, por mbi të gjitha për Lionel Messin, i pasigurt për ndeshjen e parë të 1/16-tës kundër Bayern Munich.

10 Shkurt 2023, 17:14 Nga DOSJA

Trajneri Galtier, tejet i sigurtë: "Leo Messi do të kthehet

FRANCE - I pyetur në një konferencë shtypi për formën e Kylian Mbappe, Christophe Galtier qëndroi evaziv për situatën e ish-monegaskut: “Për Kylian, ne folëm për një mungesë prej 3 javësh. Kylian po kujdeset për veten”. 

Duke rifilluar mundësinë e barazimit, ose sjelljes së tij kundër Bayern Munichut, tekniku parizien rrëfeu, se nuk do të dëshironte t'i bënte thirrje Mbappes për t’u kthyer sa më shpejt në fushë: “Shëndeti i lojtarit është i pari. Sezoni është ende i gjatë”.

 Më pas, i pyetur për rastin e Lionel Messit, Galtier tregoi se lojtari duhet të jetë i pranishëm kundër Bayernit, duke njoftuar se argjentinasi do të rikthehet në stërvitje kolektive të hënën:

“Leo ndjeu lodhje të muskujve, ai do të rifillojë stërvitjet të hënën në prag të ndeshjes kundër Bajerni. Ai nuk do të jetë në dispozicion kundër Monakos, por Leo do të rifillojë stërvitjen para ndeshjes kundër Bayernit. Kështu që mund ta lini mënjanë fjalën 'e pasigurt'. Dëmtimet vijnë me sekuencën e ndeshjeve. Pa kërkuar justifikime, në mes të sezonit ishte një Botëror”. 

Trajneri Galtier, tejet i sigurtë: "Leo Messi do të kthehet

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll