Sport

Carlo Ancelotti do të jetë trajneri i ri i Brazilit, raportohet se italiani ka pranuar…

Sipas ESPN në Brazil, Carlo Ancelotti ka rënë dakord të drejtonte ‘Seleçaon’ nga fundi i sezonit. Kontrata e tij më pas do të përfundonte pas Kupës së Botës 2026.

10 Shkurt 2023, 16:54 Nga DOSJA
Carlo Ancelotti do të jetë trajneri i ri i Brazilit, raportohet se

BRAZIL - Carlo Ancelotti, aktualisht trajner i Real Madridit, duhet t'i bashkohet Brazilit në fund të sezonit, për t'u bërë trajner i ‘Seleçaos’. Kështu raporton këtë të premte ESPN, pasi tekniku 63-vjeçar italian është i lidhur me ‘los blancos’ deri në vitin 2024.

Sipas medias braziliane, trajneri i Madridit mund të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2026, e cila do ta çonte deri në Botërorin e ardhshëm, të organizuar në kontinentin e Amerikës së Veriut. Sipas të njëjtave informacione, të gjitha palët tashmë kanë rënë dakord, gjë për të cilën janë njoftuar edhe lojtarët brazilianë të Real Madridit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll