Bota

Macron i jep presidentit ukrainas Medaljen e Nderit të Francës

Zelenskyy, udhëtimin e tij të dytë jashtë vendit që nga pushtimi rus, u takua më 8 shkurt në Paris me Macronin dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

10 Shkurt 2023, 16:36 Nga a.l
Macron i jep presidentit ukrainas Medaljen e Nderit të Francës
Emmanuel Macron dhe Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, është pajisur me Medaljen më të lartë të Nderit të Francës. Por ka një problem, presidenti rus, Vladimir Putin, ka të njëjtën medalje.

Presidenti francez Emmanuel Macron, mbërtheu Medaljen e Kryqit të Madh të Nderit rreth krahërorit të Zelenskyt, pasi të dy u takuan në pallatin presidencial francez të enjten, një veprim që Macron tha se kishte për qëllim të tregonte “njohjen e Francës” për trimërinë e Ukrainës që kur Rusia e pushtoi atë gati një vit më parë.

Zelenskyy, udhëtimin e tij të dytë jashtë vendit që nga pushtimi rus, u takua më 8 shkurt në Paris me Macronin dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz. Disa ligjvënës dhe aktivistë francezë i kanë bërë thirrje Macronit të revokojë nderin që i është bërë Putinit me të njëjtën medalje, për shkak të luftës.

Macron nuk e përjashtoi mundësinë e heqjes së nderit të dhënë Putinit nga presidenti i atëhershëm, Zhak Shirak, në vitin 2006. Ai u tha gazetarëve të premten se një vendim i tillë “ka kuptim serioz dhe duhet të merret në momentin e duhur”.

Ai gjithashtu vuri në dukje se e ka anuluar nderin edhe në të kaluarën. Macron ia hoqi mirënjohjen e lartë producentit të Hollivudit, Harvey Weinstein, pas akuzave të për abuzime seksuale kundër tij në vitin 2017. Çiklistit dhe ish-yllit të Tour de France, Lance Armstrong, iu hoq gjithashtu kjo mirënjohje./REL

emmanuel macron volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll