Bota

'Lufta kundër Satanizmit duhet të vazhdoojë në gjithë Evropën'/ Paralajmërimi i fortë i aleatit të Putin: Pas Ukrainës, radhën e ka Polonia

Më herët Kadyrov-it iu dha titulli "Babai i Popullit" për të plotësuar rolin e tij si kreu i Çeçenisë. Rusia thuhet se po planifikon një ofensivë të re të madhe në Ukrainën lindore këtë muaj dhe ka grumbulluar një forcë luftarake deri në 500,000 trupa në lindje për të organizuar një ri-pushtim për të shënuar njëvjetorin e konfliktit.

10 Shkurt 2023, 16:03 Nga a.l
'Lufta kundër Satanizmit duhet të vazhdoojë në
Ramazan Kadyrov

RUSI- Komandanti çeçen dhe aleati i ngushtë i Putinit, Ramzan Kadyrov, ka sinjalizuar synimin e tij për të pushtuar Poloninë pasi Rusia të fitojë ndaj Ukrainës.

“Unë kam deklaruar vazhdimisht se lufta kundër Satanizmit duhet të vazhdojë në të gjithë Evropën dhe, para së gjithash, në territorin e Polonisë. Po sikur, pas përfundimit të suksesshëm të NMD (Mbrojtjes Kombëtare nga Raketat), Rusia të fillojë të denazifikojë dhe çmilitarizojë vendin e ardhshëm? Në fund të fundit, pas Ukrainës, Polonia është në hartë! Nuk e fsheh që personalisht kam një qëllim të tillë”, tha ai në Telegram. 

Më herët Kadyrov-it iu dha titulli "Babai i Popullit" për të plotësuar rolin e tij si kreu i Çeçenisë. Rusia thuhet se po planifikon një ofensivë të re të madhe në Ukrainën lindore këtë muaj dhe ka grumbulluar një forcë luftarake deri në 500,000 trupa në lindje për të organizuar një ri-pushtim për të shënuar njëvjetorin e konfliktit, shkruajnë mediat e huaja. 

Kadyrov pretendoi se ofensiva e re do të bënte që Rusia të merrte kontrollin e Kharkiv, Kievit dhe Odessa-s, të cilat ata do t'i përdorin si një platformë për të 'denazifikuar' pjesën tjetër të Evropës.

ramazan kadyrov

Sondazh

Poll