Bota

“Kërkojini ndjesë popullit sirian"/ Kreu i Helmetave të Bardha është i zemëruar me OKB-në: Asnjë ndihmë s'ka ardhur në Siri

Raed al-Saleh shtoi se organizata ndërkombëtare duhet t'i kërkojë falje popullit sirian për mungesën e ndihmës.

10 Shkurt 2023, 16:11 Nga k.m.
“Kërkojini ndjesë popullit sirian"/ Kreu i Helmetave
Foto ilustruese

SIRI- Kreu i grupit sirian "Helmetat e Bardha", Raed al-Saleh, akuzoi sot Kombet e Bashkuara se nuk kanë ofruar ndihma humanitare në zonat e kontrolluara nga rebelët në Siri, edhe pse atje si në Turqi pati dëme të rënda. Saleh, i cili kryeson grupin, tha se zona nuk kishte marrë asnjë ndihmë nga OKB-ja. Ai shtoi se gjashtë kamionët që kaluan kufirin me Sirinë të enjten ishin një dërgesë e rregullt, pa lidhje me tërmetin dhe se gjithashtu ishte vonuar, raportoi Reuters.

"Kamionët që hynë dje janë një kolonë që duhej të hynte të hënën, por u vonua për shkak të tërmetit,"- u tha ai gazetarëve përmes lidhjes video nga Idlibi.

Saleh shtoi se organizata ndërkombëtare duhet t'i kërkojë falje popullit sirian për mungesën e ndihmës. Helmetat e Bardha, të njohura zyrtarisht si Mbrojtja Civile Siriane, kanë merita për shpëtimin e mijëra njerëzve në zonat e kontrolluara nga rebelët.

Ata e përshkruajnë veten si neutralë, ndërsa qeveria siriane i përshkruan ata si një mjet të propagandës perëndimore dhe rebelëve të udhëhequr nga islamikët.

Qeveria siriane shpalli sot një zonë fatkeqësie në zonat e prekura nga tërmeti në veriperëndim të vendit. Këto zona përfshijnë provincat e Aleppo, Idlib, Latakia dhe Hama. Në të dy vendet, deri më tani numri i viktimave ka shkuar në mbi 22 mijë viktima, por fatkeqësisht pritet që numri i personave që nuk mundën të dilnin gjallë nga rrënojat të shtohet edhe më shumë.

raed al-saleh termet ne turqi

Sondazh

Poll