Bota

'Shmangni tensionet e panevojshme'/ KE: Bullgaria dhe RMV-ja duhet të promovojnë atmosferë dialogu

Brukseli nuk i ka komentuar zhvillimet në kufi më 4 shkurt. Ata thonë se nuk komentojnë hetimet në vazhdim apo procedurat ligjore. 

10 Shkurt 2023, 15:57 Nga a.l
'Shmangni tensionet e panevojshme'/ KE: Bullgaria dhe RMV-ja duhet
KE

MAQEDONI E VERIT- Komisioni Evropian ka deklaruar se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut duhet të promovojnë atmosferë dialogu dhe të shmangin tensionet e panevojshme, lidhur me zhvillimet e fundit në marrëdhëniet mes Sofjes dhe Shkupit, raporton Alsat

E ndjekim me shumë kujdes zhvillimin e ngjarjeve që lidhen me marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Komisioni Evropian rikujton rëndësinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Në këtë kontekst nevojiten përpjekje nga të gjitha palët për të promovuar një atmosferë dialogu dhe respekt të ndërsjellë dhe për të shmangur tensionet e panevojshme”, theksoi KE për BNT.

Brukseli nuk i ka komentuar zhvillimet në kufi më 4 shkurt. Ata thonë se nuk komentojnë hetimet në vazhdim apo procedurat ligjore. 

komisioni evropian

Sondazh

Poll