Bota

'Faleminderit o Zot'/ Të bllokuar nën rrënoja, momenti prekës kur babai puth mes lotësh djalin e tij pasi mëson se është gjallë

Biazid ka treguar momentin kur ka ndjerë lëkundjet e forta të tërmetit që la dhjetëra mijëra të vdekur. 

10 Shkurt 2023, 16:18 Nga a.l
'Faleminderit o Zot'/ Të bllokuar nën rrënoja, momenti
Babai sirian

TURQI- Tërmetet në Turqi dhe Siri lanë shumë histori të trishta. Një prej tyre është historia e Jomaa Biazid, i cili më në fund mundi të ribashkohej me djalin e tij 18 muajsh pasi u godit nga një ndërtesë e shembur. 

Faleminderit o Zot i madh”, thotë Biazid, ndërsa vogëlushi i thotë vetëm “babi”.

Biazid ka treguar momentin kur ka ndjerë lëkundjet e forta të tërmetit që la dhjetëra mijëra të vdekur. 

Ishim duke fjetur si të gjithë. Ndjemë lëkundjet e para rreth orës 4:00 apo 4:30. Gruaja, u prehtë në paqe, më tha që t’i nxirrnim fëmijët jashtë. Por teksa po fliste na goditi tërmeti i dytë dhe ramë. E gjeta vetën poshtë gërmadhave”, tha ai. 

Numri i viktimave nga tërmeti katastrofik që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën, tani i ka kaluar 22 mijë persona. Tërmeti me magnitudë 7.9 ballë është në listën e 10 tërmeteve më vdekjeprurës gjatë 20 viteve të fundit. Përpjekjet e skuadrave të huaja që erdhën në rajonin e goditur nga tërmeti janë vlerësuar shumë pasi kanë dhënë shumë lajme të mira deri më tani. Më shumë se 1,100 personel kërkimi dhe shpëtimi dhe mbi 70 qen të trajnuar posaçërisht marrin pjesë në përpjekjet e shpëtimit brenda fushëveprimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian.

termet ne turqi

Sondazh

Poll