Bota

E trishtë! Mes viktimave edhe gazetari turk, nxirret i vdekur nga rrënojat bashkë me gruan dhe fëmijën e tyre

Burak Milli, 31 vjeç, gruaja e tij Aysen Milli, 30 vjeç dhe vajza e tyre Eylul Lina u gjetën në rrënojat e banesës së tyre në rrethin Iskenderun (Alexandretta) të provincës Hatay.

10 Shkurt 2023, 15:52 Nga a.l
E trishtë! Mes viktimave edhe gazetari turk, nxirret i vdekur nga
Burak Milli

TURQI- Nën rrënojat e banesës së tij, u gjet trupi i korrespondentit të Anadolu, së bashku me gruan dhe fëmijën e tij, të cilët vdiqën në tërmetet vdekjeprurëse në rajonet Pazartsik dhe Elbistan të provincës jugore të Kahramanmaras.

Burak Milli, 31 vjeç, gruaja e tij Aysen Milli, 30 vjeç dhe vajza e tyre Eylul Lina u gjetën në rrënojat e banesës së tyre në rrethin Iskenderun (Alexandretta) të provincës Hatay. Ekipet e kërkim-shpëtimit dhe vullnetarët gjetën trupat e pajetë të familjes Milli në ditën e katërt të tërmetit dhe u dërguan në morgun e spitalit, shkruajnë mediat e huaja. 

Burak Mili, i cili ishte i diplomuar në Shkollën e Edukimit Teknik Iskenderun të Universitetit Mustafa Kemal të Hatajit, kishte ndjekur nga afër zhvillimet në kufirin sirian si dhe në Hataj. I ndjeri kishte edhe letrat kredenciale të korrespondentit të luftës, kishte shkruar shumë reportazhe dhe kishte bërë fotografi, të cilat kishin bërë bujë në mediat ndërkombëtare.

burak milli termet ne turqi

Sondazh

Poll