Bota

TËRMETI/ Erdogan inspekton provincat Adiyaman dhe Malatya, premtimi: Pagesë njëvjeçare të qirasë për njerëzit që humbën shtëpitë

Erdogan tha se shkatërrimi ishte i rëndë në 10 provinca dhe e vuri re atë nga afër gjatë vizitave të tij në Kahramanmaraş, Hatay, Gaziantep, Osmaniye dhe Kilis.

10 Shkurt 2023, 15:38 Nga a.l
TËRMETI/ Erdogan inspekton provincat Adiyaman dhe Malatya, premtimi:
Presidenti Rexhep Taip Erdogan

TURQI- Presidenti Rexhep Taip Erdogan vizitoi të premten provincën lindore turke Adiyaman, në ndalesën e shtatë të turneut të tij në 10 provincat e goditura nga tërmeti të vendit. Udhëheqësi turk njoftoi një sërë hapash për të lehtësuar shqetësimet financiare të viktimave, duke përfshirë një pagesë njëvjeçare të qirasë për njerëzit që humbën shtëpitë dhe fluturimet falas në kompaninë kryesore të vendit, si për ata që largohen nga provincat e goditura nga tërmeti dhe ata që shpresojnë të udhëtojnë  drejt tyre, raportojnë mediat turke.  

Erdogan tha se shkatërrimi ishte i rëndë në 10 provinca dhe e vuri re atë nga afër gjatë vizitave të tij në Kahramanmaraş, Hatay, Gaziantep, Osmaniye dhe Kilis. Presidenti u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave të tërmetit në Adiyaman. "Ne po përballemi me një nga fatkeqësitë më të mëdha në historinë tonë," tha ai, duke i quajtur viktimat e fatkeqësisë si "dëshmorë".

Ai gjithashtu ritheksoi se shtëpitë e reja do të ndërtohen brenda një viti. Erdogan ndër të tjera u shpreh se shteti mobilizoi të gjitha burimet për kërkim-shpëtim dhe ndihmën humanitare menjëherë pas tërmetit por për fat të keq, u përballëm me një detyrë shumë të vështirë pasi pasojat e tërmetit mbuluan një sipërfaqe prej 500 kilometra katrorë.

rexhep taip erdogan termet ne turqi

Sondazh

Poll