Bota

Sulm terrorist në Jeruzalem, makina-bombë shpërthen në stacionin e autobusit, dy të vdekur, 6 të plagosur

Gjashtë të plagosur u dërguan në spitalin e Shaare Zedek në Jerusalem, ndërsa një i mitur dhe një i ri, vetëm 20 vjeç humbën jetën.

10 Shkurt 2023, 15:45 Nga F.M
Sulm terrorist në Jeruzalem, makina-bombë shpërthen në
Vendi ku ndodhi sulmi

JERUZALEM- Dy persona kanë mbetur të vrarë, mes tyre një i mitur si pasojë e një sulmi terrorist të ndodhur në një stacion autobusi në Jeruzalem. Shtatë persona të tjerë mbetën të plagosur gjithashtu. Siç raportohet nga mediat, një person drejtoi makinën ndaj njerëzve që prisnin në stacionin e autobusit dhe e shpërtheu atë.

Gjashtë të plagosur u dërguan në spitalin e Shaare Zedek në Jerusalem, ndërsa një i mitur dhe një i ri, vetëm 20 vjeç humbën jetën. Autori i sulmit raportohet se është një person i identifikuar si Hossein Karaka, 31 vjeç, i zonës Isaëiya në lindje të Jerusalem.

sulm terrorist ne jeruzalem

Sondazh

Poll