Bota

Princesha e Uellsit, Kate Middleton takon rastësisht mësuesin e historisë, shihni reagimin epik të saj (VIDEO)

“O zot”, tha dukesha teksa e përqafoi jashtë muzeut në Falmouth, ku ai punon si vullnetar.

10 Shkurt 2023, 15:28 Nga a.l
Princesha e Uellsit, Kate Middleton takon rastësisht mësuesin e
Kate Middleton

BRITANI- Princesha e Uellsit, Kate Middleton ka përjetuar momente nostalgjie teksa rastësisht takohet me mësuesin e saj të historisë në Cornwall.Në vizitën e parë të përbashkët të ëilliam dhe Kate në Cornwall si Duka dhe Dukesha e Cornëall, pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II vitin e kaluar, ata morën pjesë në Muzeun Kombëtar Detar Cornwall dhe përshëndetën anëtarët e publikut. Në turmë ishte ish-mësuesi i Kate, Jim Embury, i cili e mësoi atë në shkollën përgatitore të St Andreë në Pangbourne, Berkshire. Dukeshës iu ndriçua fytyra kur vuri re Embury dhe hapi krahët për ta përqafuar.

“O zot”, tha dukesha teksa e përqafoi jashtë muzeut në Falmouth, ku ai punon si vullnetar.

 “Unë të njoh. Më kujtohet klasa dhe gjithçka. Gjërat që më mësuat, unë tani ua mësoj fëmijëve të mi," tha Kate.

Vizita vjen vetëm një muaj pas publikimit të kujtimeve të princit Harry, Spare, i cili u publikua më 10 janar.

kate middleton

Sondazh

Poll