Politike

Protesta e 11 shkurtit, Shehi: Nuk ndaj të njëjtat ide me Berishën e Metën

Shehi theksoi se populli duhet të reagojë ndaj çdo të keqeje në këtë vend, që sipas tij, këtu është kalcifikuar.

9 Shkurt 2023, 23:53 Nga F.M
Protesta e 11 shkurtit, Shehi: Nuk ndaj të njëjtat ide me
Dashamir Shehi

TIRANË- Dashamir Shehi do të jetë pjesë e protestës së thirrur më 11 shkurt nga Opozita, por është shprehur se nuk ndan të njëjta ide me kryedemokratin Sali Berisha dhe kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta. I ftuar në studion e Ditarit në A2 CNN, ai theksoi nevojën e adresave të reja politike dhe jo të qenurit besnik qorr të partisë. Shehi theksoi se populli duhet të reagojë ndaj çdo të keqeje në këtë vend, që sipas tij, këtu është kalcifikuar.

“Unë nëpër tribunë nuk hypi. Nuk ndajmë të njëjtat ide me ta, por gjykoj që çdo njeri e grup politik e  shoqëria civile e biznesi duhet të reagojë ndaj kësaj situate. Si qytetar i jam bashkuar të gjitha protestave, si njeri politik nuk ndaj të njëjta ide as me Berishën e as me Metën. Ata kanë krijuar një shteg politik, një pasi politik. Unë gjykoj që kemi nevojë për adresa të reja politike, nuk riciklojmë vetveten pafundësisht. Këtu kanë ndodh gjëra në çdo kohë edhe në kohën e Metës e Berishës, duhet të largojmë Ramën kjo na bashkon, por nuk duhet të vazhdojmë qorrazi besnik të partisë. Protesta është e rëndësishme por nëse ia delegojmë pritshmërinë protestës bëjmë një gabim. Shpresoj që të jetë e madhe për të treguar se populli reagon ndaj së keqes, por këtu po ndodh përditë. Kokainë, pastruese, inceneratorët që nuk merret vesh ku kanë shkuar milionat këtu ndodh përditë nëpunës të lartë sa e kanë zhvleftësuar idenë e skandalit. E keqja është kalcifikuar,"- tha Shehi.

dashamir shehi sali berisha ilir meta protesta e pd 11 shkurt 2023

Sondazh

Poll