Politike

FOTOJA/ Meta në një tavolinë me Duçkën e Nezën, personat 'A' dhe 'B' në dosjen e McGonigal

Në foto është gjithashtu i pranishëm ish-agjenti i FBI-së, Mark Rossini në prani të disa biznesmenëve kinezë.

9 Shkurt 2023, 23:47 Nga F.M
FOTOJA/ Meta në një tavolinë me Duçkën e Nezën,
Ilir Meta në darkë me Agron Nezën dhe Dorian Duçkën

TIRANË- Agron Neza dhe Dorian Duçka, të identifikuar si personat 'A' dhe 'B' në dosjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal kanë darkuar gjithashtu me kreun e Partisë së Lirisë. Fotoja është publikuar nga emisioni "Top Story" mbrëmjen e sotme. Imazhi është pak i turbullt, por sipas Top Storyt, në foto është gjithashtu i pranishëm ish-agjenti i FBI-së, Mark Rossini në prani të disa biznesmenëve kinezë. I njëjti burim pretendon se fotoja është fiksuar pak vite më parë, në një prej restoranteve të njohur në kryeqytet. Megjithatë, Meta dihet që ka një lidhje familjare me Duçkën. 

Dosja McGonigal është aktualisht 'karta' e Opozitës kundër kryeministrit Edi Rama dhe më 11 shkurt kanë thirrur një protestë kombëtare. 

Ç’ndodhi me dosjen e McGonigal?

Mbi një javë më parë, FBI arrestoi ish-zyrtarin e lartë të kësaj strukture, Charles McGonigal. Në dosje shkruhet e zeza mbi të bardhë se McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal, duke pretenduar se nuk ka dijeni për asgjë, por që nga momenti i publikimit të dosjes dhe deri më sot, lidhur me ngjarjen nuk ka pasur asnjë reagim nga Ambasada Amerikane. Ndryshe nga shumë herë, ambasadorja Yuri Kim ka zgjedhur që të heshtë./Dosja.al

ilir meta agron neza dorian ducka arrestohet charles mcgonigal charles mcgonigal

Sondazh

Poll