Art&Argëtim

Ndezi thathethemet për lidhjen me modelen 19- vjeçare, si qëndron e vërteta për dyshen Caprio-Polani

Babai i saj, aktori Lorenzo Lamas, foli për New York Post menjëherë pas daljes publike dhe tha se gjërat mes dyshes nuk ishin serioze.

9 Shkurt 2023, 14:47 Nga a.l
Ndezi thathethemet për lidhjen me modelen 19- vjeçare, si
Leonardo Di Caprio

SHBA- Aktori hollivudian Leonardo DiCaprio ka qenë në vëmendje të mediave rozë së fundmi pasi është përfolur për lidhjen me një modele 19- vjeçare Eden Polani. Megjithatë deri në një moment kur dyshja ta shprehë publikisht romancën, çdo lajm ngelet një thashethem. 

Fituesi i Oskarit ndezi thashethemet për lidhje pasi mori pjesë në festën e publikimit të albumit të modeles Riley Montana (e njohur edhe si Ebony Riley) muajin e kaluar dhe u pa i ulur pranë Polanit. “Leo dhe Eden u ulën pranë njëri-tjetrit në festë dhe ishin në të njëjtin grup. Vetëm sepse Leo mund të jetë duke folur ose ulur me një vajzë nuk do të thotë ai po takohet me të”, u shpreh burimi.

Babai i saj, aktori Lorenzo Lamas, foli për New York Post menjëherë pas daljes publike dhe tha se gjërat mes dyshes nuk ishin serioze, shkruan New York Post. 

Ajo është e dashur, padyshim. Por ata nuk janë duke u takuar dhe ajo nuk e dëshiron atë sepse kjo do të ishte shumë keq", tha ai. 

Pas ndarjes me të dashurën e tij prej katër vitesh modelen Camila Morrone, DiCaprio po kalonte kohë me modelen 27-vjeçare Gigi Hadid. Dyshja u fotografuan për herë të parë së bashku në një festë të Javës së Modës në Nju Jork në Casa Cipriani në shtator, me një burim filmi që i tha PEOPLE në atë kohë se ata e “pëlqejnë njëri-tjetrin dhe po kalojnë mirë”. “Ajo është lloji i gruas që ai zakonisht e tërheq.

leonardo di caprio

Sondazh

Poll