Art&Argëtim

Bie në gjunjë, fut duart brenda bluzes....SHOKOHEN fansat në Sydney: Droga po e VRET Post Malonen, na kujton Amy Winehouse

Si TikTok ashtu edhe Twitter ishin të mbushura me klipe që tregonin këngëtarin duke lëvizur me nervozizëm dhe duke luftuar për të gjetur ekuilibrin e tij.

9 Shkurt 2023, 08:50 Nga A.B
Bie në gjunjë, fut duart brenda bluzes....SHOKOHEN fansat në
Kengetari

AUSTRALI-Post Malone është në Australi për turneun e tij por performanca e fundit ka shqetësuar audiencën. 27-vjeçari tronditi Sydney-n pasi bënte sjellje të çuditshme.

Si TikTok ashtu edhe Twitter ishin të mbushura me klipe që tregonin këngëtarin duke lëvizur me nervozizëm dhe duke luftuar për të gjetur ekuilibrin e tij.

Është tipike që ai ka hiperaktivitet të pashpjegueshëm, ndërsa në një moment i fut duart në bluzë teksa këndonte. Në një moment tjetër ai shihet duke rënë në gjunjë dhe duke performuar një pjesë me fytyrën të mbërthyer në dysheme.

Shumë nga ata që ndoqën koncertin dolën në rrjetet sociale për të ndarë pjesë nga koncerti dhe shprehën shqetësimin e tyre për gjendjen shëndetësore të Post Malone. Të tjerë megjithatë, iu referuan humbjes së tij të madhe në peshë si diçka që mund të ketë luajtur një rol në rënien e tij fizike dhe ndoshta psikologjike.

Megjithatë, shumica folën për abuzim me drogën nga këngëtari amerikan, gjë që më pas u mohua nga përfaqësuesit e tij në media. Fraza "Post Malone nuk është në rregull" Së fundi, në shumë komente Malone krahasohet me paraqitjet e fundit të Amy Winehouse pak para se të vdiste e mundur nga abuzimi.

“Mendoj se po e humbasim”, “Ai më kujton Amy Winehouse”, “Djali po shpërbëhet”, “Droga po e vret”  janë komentet më të zakonshme që gjen nën video.

post malone

Sondazh

Poll