Art&Argëtim

Bill Gates rigjen dashurinë/ Kush është Paula Hardt, e dashura e re e miliarderit

Bashkëthemeluesi i Microsoft është në lidhje me Paula Hardt, e veja e Mark Hardt, e cila ishte CEO e kompanisë softuerike Oracle.

9 Shkurt 2023, 09:37 Nga k.m.
Bill Gates rigjen dashurinë/  Kush është Paula Hardt, e dashura e
Bill Gates

SHBA- Pothuajse dy vjet pas divorcit të tij nga Melinda, Bill Gates ka një partnere të re. Bill Gates la pas dhimbjen e divorcit dhe thashethemet që e shoqëruan dhe gjeti dashurinë dhe paqen me një grua të re. Bashkëthemeluesi i Microsoft është në lidhje me Paula Hardt, e veja e Mark Hardt, e cila ishte CEO e kompanisë softuerike Oracle.

“Dihet e Bill Gates dhe Paula Hurd janë duke u dalë bashkë, por ajo ende nuk i ka takuar fëmijët e tij,”- tha një burim për PEOPLE. Gates, 67 vjeç dhe Heard, 60 vjeç, u fotografuan së bashku në Australian Open muajin e kaluar, të ulur krah për krah teksa shikonin finalen. Lajmi për lidhjen e tyre vjen gati dy vjet pasi Gates dhe ish-bashkëshortja e tij Melinda Franz Gates njoftuan se po ndaheshin pas 27 vitesh martesë. Divorci i tyre u finalizua në gusht 2021.

Bill Gates rigjen dashurinë/  Kush është Paula Hardt, e dashura e

Çifti Gates kanë tre fëmijë, vajzat Jennifer, 26, dhe Phoebe, 20, dhe djalin Rory, 23 vjeç. Jennifer aktualisht është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin Nagel Nassar.

Kush është e dashura e re e Bill Gates?

Heard ishte e martuar me burrin e saj të ndjerë për gati 30 vjet, deri në vdekjen e tij në tetor 2019. Ata kanë dy fëmijë, vajzat Kathryn dhe Kelly. Lajmi për romancën e re vjen vetëm disa ditë pasi Gates u pyet gjatë një interviste nëse ai shpresonte të gjente përsëri dashurinë.

"Sigurisht, unë nuk jam një robot,"- tha miliarderi gjatë një interviste për BBC. Që nga divorci i tyre, Gates dhe ish-gruaja e tij kanë mbetur të përkushtuar ndaj punës së tyre në "The Gates Foundation", të cilin e themeluan në vitin 2000.

"Unë mendoj se kemi një marrëdhënie pune produktive dhe mendoj se do të vazhdojë,"-tha Melinda Frenz gjatë një intervistë vitin e kaluar, duke e përshkruar marrëdhënien e tyre si "miqësore".

Duke folur për ndarjen e tyre në tetor, ajo e quajti atë "tepër të dhimbshme".

“Kisha disa arsye që nuk mund të qëndroja më në këtë martesë. Por gjëja e çuditshme në lidhje me koronavirusin është se ai më dha privatësinë për të bërë atë që duhej të bëja. Shqetësimi im kryesor, sigurisht, ishte përpjekja për të mbrojtur fëmijët e mi."

Por duket se të dy tanimë kanë rigjetur dashurinë, edhe pse jo me njëri-tjetrin. 

bill gates paula hardt

Sondazh

Poll