Art&Argëtim

Dy shqiptarë në Sanremo, këto janë këngët që do të performojnë në skenën gjigande italiane

Disa ditë më parë u prezantuan emrat dhe këngët e mbrëmjes së dueteve, ku mes tyre ishte ajo e Iljard Shabës kombinuar me të madhen Anna Oxa.

8 Shkurt 2023, 19:22 Nga a.l
Dy shqiptarë në Sanremo, këto janë këngët që
Anna Oxa dhe Iljard Shaba

ITALI- Festivali i këngës italiane, Sanremo i cili këtë vit shënon edicionin e 73-të, transmetoi dje emocionet e natës së parë.Bashkëprezatuese krah moderatorit të njohur italian Amadeus, ishte blogerja Chiara Ferragni e cila mbajti një monolog të gjatë lidhur me seksizmin dhe mbrojtjen ndaj figurës së gruas. Disa ditë më parë u prezantuan emrat dhe këngët e mbrëmjes së dueteve, ku mes tyre ishte ajo e Iljard Shabës kombinuar me të madhen Anna Oxa.

Iljard Shaba është instrumentist i njohur. Ai është mjeshtër i violinçelit, në shfaqjet e tij apo eventet ku është ftuar i gjithë publiku mahnitet nga tingujt që prodhon me instrumentin e tij. Ai ishte pjesë e spektaklit “Dance ëith me” partner me Fiori Dardhën dhe ka treguar që edhe kërcimi është pasion i tij. Më datë 30 Dhjetor 2018, Valbona Mema publikon videoklipin "Puthem", në bashkëpunim me Gena & Iljard Shabën. Në Maj 2019, Valbona Mema merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 2019 me këngën "Puthem", në bashkëpunim me Gena & Iljard Shaba. Më datë 30 Qershor 2021, Ervin Gonxhi publikon videoklipin "Amur", në bashkëpunim me Iljard Shabën. Produksioni audio u realizua nga Ervin Gonxhi.

anna oxa iljard shaba

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 8 Shkurt 2023, 09:20 k.m.

Shtrigat e Salemit dhe historia e tyre

Shtrigat e Salemit dhe historia e tyre SHBA- Në dimrin e ftohtë të vitit 1692, në Salem, Massachusetts, dy vajza, vajza e Reverend Samu...