Art&Argëtim

'Sanremo 2023'/ Mbrëmja e dytë- Fedez sulmon ministrat Salvini dhe Roccella, 'Black Eyed Peas' elektrizon publikun (KLASIFIKIMI i përgjithshëm)

Një nga momentet më kulminante ishte monologu i humorit, Angelo Duro i cili preku një temë kritike siç është kriza në çift, tradhtia dhe produksioni.

9 Shkurt 2023, 09:31 Nga A.B
'Sanremo 2023'/ Mbrëmja e dytë- Fedez sulmon ministrat
Sanremo

ITALI- Mbrëmjen e kaluar u zhvillua nata e dytë e 'Sanremo 2023'. Ashtu siç pritej, u bë e ditur klasifikimi i këngëve më të mira. Mirëpo, nata nuk kaloi pa polemika. Një nga momentet më kulminante ishte monologu i humorit, Angelo Duro i cili preku një temë kritike siç është kriza në çift, tradhtia dhe produksioni.

"Martesa e gjyshit zgjati 63 vjet, a e dini pse? Sepse ai shkoi në kurva. Ju gratë jeni shkaku i gjithë kësaj sepse preferoni të vuani, thoni "Kam zbuluar se burri ka një tjetër', të këshillojnë t'i detyrosh të paguajnë dhe kështu të shkatërrosh një familje. Nuk duhet të bësh luftë me kurvat, por më mirë të bëhesh miq me to", janë një pjesë e monologut të tij.

'Sanremo 2023'/ Mbrëmja e dytë- Fedez sulmon ministrat

Chiara Ferragni shkëlqeu në skenën madhështore të “Ariston”, por jo pak vëmendje vodhi bashkëshorti i saj, Fedez. Këngëtari u paraqit me një tekst kënge provokuese të krijuar enkas për Festivalin, me kritika për ministin Salvini, ndonëse nuk e përmendi atë, por edhe për zv.ministrin e tij Galeazzo Bignami.

Në mbrëmjen e dytë të Festivalit të Sanremos garuan 14 këngëtarë, ndërsa në mesin e të ftuarve ishte grupi i njohur për të gjithë 'Black Eyed Peas', i cili i bëri të gjithë të kërcejnë. 

'Sanremo 2023'/ Mbrëmja e dytë- Fedez sulmon ministrat

Franceska Fagani mbajti një monolog për miturit e burgosur. Thirrja e dhimbjes për Iranin u soll në skenë nga Pegah Moshir Pouh dhe Drusilla Foer. 

Klasifikimi i përgjithshëm pas mbrëmjes së dytë të Festivalit:

Marco Mengoni – Due vite
Colapesce Dimartino – Splash
Madame – Il bene nel male
Tananai – Tango
Elodie – Due
Coma_Cose – L’addio
Lazza – Cenere
Giorgia – Parole dette male
Rosa Chemical – Made in Italy
Ultimo – Alba
Leo Gassman – Terzo cuore
Mara Sattei – Duemilaminuti
Colla zia – Non mi va
Paola e Chiara  – Furore
Cugini di Campagna – Lettera 22
Levante – Vivo
Mr Rain – Supereroi
Articolo 31 – Un bel viaggio
Gianluca Grignani – Quando ti manca il fiato
Ariete – Mare di guai
Modà – Lasciami
Gianmaria – Mostro
Olly – Polvere
LDA – Se poi domani
ëill – Stupido
Anna Oxa- Sali
Shari – Egoista
Sethu – Cause perse

sanremo 2023 fedez

Sondazh

Poll