Art&Argëtim

U lidh me modelen 19-vjeçare, Leonardo Di Caprio përballet me 'lumë' kritikash: I ka kaluar të 50-tat, grabitqar seksual

Polani dhe aktori i “Don’t Look Up” u fotografuar të ulur pranë njëri-tjetrit, duke ndezur thashethemet e pakonfirmuara për lidhje. Kjo bëri që Leo të përballej me talljet dhe kritikat e përdoruesve të Tëitter.

8 Shkurt 2023, 19:11 Nga a.l
U lidh me modelen 19-vjeçare, Leonardo Di Caprio përballet me
Leonardo Di Caprio

SHBA- Aktori i njohur hollivudian, Leonardo DiCaprio është përfolur së fundmi në internet për një romancë të dyshuar me modelen 19-vjeçare Eden Polani. DiCaprio duket se i ka qëndruar strikt rregullit 'të moshës nën 25 vjeç' pasi historikisht aktori nuk ka pasur lidhje me femra moshatare me të. Polani dhe aktori i “Don’t Look Up” u fotografuar të ulur pranë njëri-tjetrit, duke ndezur thashethemet e pakonfirmuara për lidhje. Kjo bëri që Leo të përballej me talljet dhe kritikat e përdoruesve të Tëitter.

E dashura e Leonardo DiCaprio-s është aq e re, përvoja e saj e shkollës së mesme u ndërpre nga COVID-19”, tha një përdorues të hënën.

Tani ka një qen që është më i vjetër se e dashura e Leonardo DiCaprios,“ tha me shaka një person i dytë, duke iu referuar qenit më të vjetër në botë, Bobi 30-vjeçar.

48-vjeçari Leonardo DiCaprio këmbëngul se çdo gjë është e shkëlqyer mes tij dhe të dashurës së tij 19-vjeçare, duke shtuar; E vetmja gjë që është e vështirë është kur duhet të flas me të”, shkroi një tjetër kritik.

Përdorues të tjerë kritikuan aktorin për atë që ata e konsideruan sjellje grabitqare.

Mos bëni shaka. Leonardo DiCaprio është pothuajse 50 që takohet me adoleshentë. Në këtë pikë nuk mund të bashkohem më as me shakatë. Nëse Leonardo Dikaprio po i afron të 50-at dhe po takohet me një adoleshente, atëherë ai është një grabitqar seksual”, u shpreh një person tjetër. 

 

leonardo di caprio

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 8 Shkurt 2023, 09:20 k.m.

Shtrigat e Salemit dhe historia e tyre

Shtrigat e Salemit dhe historia e tyre SHBA- Në dimrin e ftohtë të vitit 1692, në Salem, Massachusetts, dy vajza, vajza e Reverend Samu...