Art&Argëtim

E veshur kokë e këmbë me gurë e diamantë, krijohet statuja prej dylli e Rihannës përpara performancës në Super Bowl

Ata kanë zgjedhur të portretizojnë statujën e dyllit me veshjen e këngëtares në 'Met Ball 2018'. 

8 Shkurt 2023, 18:56 Nga a.l
E veshur kokë e këmbë me gurë e diamantë, krijohet
Rihanna

SHBA- Figura e yllit legjendar të Pop-it, Rihanna do të shfaqet tashmë në formën e një statuje të punuar tërësisht me lëndën e dyllit. Lajmin e ka dhënë vetë Joerg Hanel, Drejtori i Përgjithshëm në Madame Tussauds New York. Ata kanë zgjedhur të portretizojnë statujën e dyllit me veshjen e këngëtares në 'Met Ball 2018'. 

"Rihanna është e sigurtë se do të bëjë histori me shfaqjen e saj të ardhshme live këtë të dielë, kështu që koha është perfekte që ne të zbulojmë figurën e saj të re ekskluzivisht në Madame Tussauds Neë York, ku fansat mund të admirojnë dhe pozojnë me ikonën," tha Joerg Hanel, Drejtor i Përgjithshëm në Madame Tussauds Neë York.

E veshur kokë e këmbë me gurë e diamantë, krijohet
statuja e dyllit

Vizitorët do të gjejnë ngjashmërinë e Rihanna-s në dhomën Glow Gala të atraksionit. Më vonë këtë vit, një figurë tjetër do të zbulohet në Madame Tussauds Orlando që do të shfaqë veshjen e Rihanna-s në pjesën e parë të performancës nga Super Bowl. U deshën rreth gjashtë muaj për një ekip artistësh në Londër për të përfunduar statujën.

rihanna

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 8 Shkurt 2023, 09:20 k.m.

Shtrigat e Salemit dhe historia e tyre

Shtrigat e Salemit dhe historia e tyre SHBA- Në dimrin e ftohtë të vitit 1692, në Salem, Massachusetts, dy vajza, vajza e Reverend Samu...