Aktualitet

Avokati i Alda Klosit: 120 mijë eurot i mori borxh, do i transferonin në Amerikë. Sa hapi sirtarin pa që s'kishte florinjtë

Ai shtoi se ka qenë vetë Alda ajo që ka njoftuar në polici mungesën e parave, gjë që e ka vënë re pasi është kthyer në banesë nga komisariati i policisë ku ndodhej për të denoncuar ngjarjen.

7 Shkurt 2023, 23:14 Nga F.M
Avokati i Alda Klosit: 120 mijë eurot i mori borxh, do i transferonin
Avokati Ilirjan Muho

TIRANË- Avokati Ilirjan Muho, i cili mbron ish-zyrtaren Alda Klosi ka shpjeguar se 120 mijë eurot që ish-zyrtares iu odhën në banesë ishin marrë borxh dhe do të dërgoheshin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. I ftuar në emisionin “Opinion”, Muho tha se Klosi dhe familja e saj i kishin marr lekët hua tek njerëz të tyre të afërt, për t’i përdorur për kurimin e xhaxhait të sëmurë me kancer. Ai shtoi se ka qenë vetë Alda ajo që ka njoftuar në polici mungesën e parave, gjë që e ka vënë re pasi është kthyer në banesë nga komisariati i policisë ku ndodhej për të denoncuar ngjarjen.

“Në datën 15 ka shkuar në shtëpi, në momentin që ka gjetur policinë është konsideruar vendngjarje dhe ajo nuk mund të prekte asgjë. Konstatimi i bizhuterive ka qenë sepse ka hapur një sirtar. Menjëherë ka shkuar në polici ku ka deklaruar që i mungonin bizhuteritë. Kur ka shkuar në shtëpi me të vëllanë ka konstatuar që kasaforta ishte hapur. Ka marr në telefon punonjësin e policisë dhe i ka thënë që konstatova që më mungon diçka e rëndësishme në shtëpi mund ta shtoj deklarim. Dhe ai i ka thënë jemi në punë e sipër, mund të vish më vonë. Në 27 tetor është diagnostikuar xhaxhai  me kancer. Më 1 nëntor 2022, familja ka mbledhur borxhe dhe ka bërë një deklaratë për paratë e marra borxh, nga një një person që është i njohur. Në datën 1 paratë janë marr nga gruaja e xhaxhait dhe në datën 3 këto para janë kthyer tek Alda që të transferoheshin në Amerikë përmes bankës”, tha Muho.

ilirjan muho alda klosi

Sondazh

Poll