Të përmbytur nën acar! Jeta e vështirë mes ujit në temperatura nën minus 3 gradë në Shkodër
Foto Ilustruese TIRANË- Këto ditë kur temperaturat në Shkodër kanë mbërritur deri në -3 gradë Celsius, sht&eum...
Por i infiltruari i Fiksit kërkoi që foshnja të lindë 9- muajsh, duke mos ndërhyrë në barrën e të shoqes.
TIRANË- Rasti i mbrëmshëm i denoncuar në Fiks Fare ku dy prindër bënin “biznes” me fëmijën e palindur duke e shituar për 5000 euro, të tjera detaje u publikuan mbrëmjen e së martës. Babai i fëmijës, sapo ka mësuar se nusja e tij ishte 7- muajshe shtatzënë dhe kishte djalë është shprehur se bashkëshortja e tij do lindë brenda muajit. Kjo me pretekstin se gruaja e tij i lindë fëmijët shtatanik. Ndërkohë që më parë ai i kishte kërkuar të infiltruarit të Fiksit një parapagesë. Gjë të cilën ky i fundit nuk ia dha, sepse që në fillim me Nuredinin kishin rënë dakord që pas lindjes së foshnjës do të kryhej edhe pagesa prej 5 mijë eurosh. Por i infiltruari i Fiksit kërkoi që foshnja të lindë 9- muajsh, duke mos ndërhyrë në barrën e të shoqes.
Dy ditë më vonë, Embrah Nuredini, ka kontaktuar sërish me të infiltruarin e “ Fiks Fare” duke i kërkua një takimin urgjent. Takim i cili është kryer në afërsi të Urës Dajlanit, ku dy bashkëshortët Nurdini jetonin me 5 fëmijët e tyre. Embrah iu drejtua të infiltruarit të Fiksit se gruan do ta dërgonte në Rrapishtë të Elbasanit. Atje i kishte rekomanduar një i njohur i tij që është një grua e vjetër, që i bën gratë të lindin para kohe, saktësisht në muajin e shtatë. Edhe pse nuk e ka të sigurt këtë, ai shprehet se është i vendosur për ta dërguar bashkëshorten atje, për të lindur fëmijën.
Në një kohë që ajo nuk ka shfaqur asnjë shqetësim për shtatëzaninë e saj. Duke parë insistimin e vazhdueshëm të tij për lindjen e parakohshme të fëmijës, gazetarët kanë insistuar në një lindje normale të nënës në muajin e nëntë të shtatzënisë së saj. Gazetarë janë shprehur se “ nëse fëmija nuk lindë nëntë muajsh ata do të tërhiqen për blerjen e fëmijës”. Kjo ka bërë që babai i fëmijës të tërhiqej për momentin, duke kërkuar gjysmën e shumës së parave që ai kishte rënë dakord për shitjen e fëmijës. Ndërsa pjesën tjetër pas lindjes së fëmijës.
Disa orë pas transmetimit të investigimit të mbrëmshëm në Fiks Fare të rastit ku prindërit Nuredini bën pazare për shitjen e foshnjës së palindur 5 mijë euro, menjëherë ka reaguar Policia e Durrësit duke proceduar penalisht për trafikim të të miturve çiftin Nuredini.
Babai Embrah Nuredinit është arrestuar në flagrancë, ndërsa për nënën shtatzënë ka nisur procedimi në gjendje të lirë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale ” Trafikim i të miturve”, mbetur në tentativë.
Marrë nga Topchanenl
Foto Ilustruese TIRANË- Këto ditë kur temperaturat në Shkodër kanë mbërritur deri në -3 gradë Celsius, sht&eum...
Klodiana Lala TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se ka kontaktuar me avokatin e Stela Gugallajt, Klodian Skënderi, i cili thotë se...
Foto Ilustruese VLORË- Një çantë e zezë është raportuar se është parë pranë një automjeti dhe...
Aktivisti TIRANË- Dosja.al ka siguruar listën e plotë të përsonave që kanë shkarkuar aplikacionin "Aktiv1sti". Në d...
dëmtohet ashensori në Astir TIRANË- Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka reaguar lidhur me inicidentin n&e...
Klodian Tomorri TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri shkruan se aplikacionin ‘Aktiv1sti’ e kanë shkarkuar prokurorë e gjyqtarë...
Gëzime Bashmili TIRANË- Për Gëzime Bashmilin, e hëna nga një ditë gëzimi për ditëlindjen e vajzës s&...
Foto Ilustruese TIRANË- Drogë e alkool edhe në radhët e adoleshentëve. Ky është trendi më i fundit që po t&eum...
BKH ELBASAN- Zbardhen detaje nga operacioni në Elbasan! Mësohet se Oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë &ldq...
Lefter Koka dhe Edi Rama TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pohoi të martën se ishte...