Aktualitet

'Ka qenë në funksionon që në 2012'/ ISHMT reagon për shkëputjen e ashensorit në Astir: Nuk është regjistruar

ISHMT thekson se ndërtuesi apo administratori i pallatit nuk ka paraqitur asnjë aplikim për regjistrim ndërkohë që ashensori ka qenë në funksionim që nga viti 2012.

7 Shkurt 2023, 21:46 Nga a.l
'Ka qenë në funksionon që në 2012'/ ISHMT reagon
dëmtohet ashensori në Astir

TIRANË- Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka reaguar lidhur me inicidentin në Astir ku si pasojë e shkëputjes së ashensorit mbetën të plagosur burrë e grua. Në njoftim, thuhet se ashensori pësoi defekt si pasojë e mbingarkesës dhe se nuk rezulton i regjistruar pranë Inspektoriatit Shtetëror të Mbikqyrjes së Tregut.

ISHMT thekson se ndërtuesi apo administratori i pallatit nuk ka paraqitur asnjë aplikim për regjistrim ndërkohë që ashensori ka qenë në funksionim që nga viti 2012. Në këto kushte nga ana e inspektorëve u morën masat urgjente e heqjes nga funksionimi i ashensorit deri në mënjanimin e gjithë të metave teknike të konstatuara.

Reagimi i plotë:

Në lidhje me incidentin e ndodhur mbrëmjen e datës 06.02/2023 në ashensorin në adresë: Rruga “Teodor Keko”, Njësia 14, pallati 18/67, nga ana e Inspektoriatit Shtetëror të Mbikqyrjes së Tregut është bërë inspektimi i menjëhershëm duke kryer verifikimet paraprake, prej të cilave rezultoi se,

a) Ashensori ka pësuar difekt gjatë funksionimit të tij në kushtet e mbingarkesës me një numër më të madh personash, përtej ngarkesës nominale. Ky incident nuk shkaktoi pasoja të rënda në shëndetin e personave.

b) Ky ashensor nuk rezulton i regjistruar pranë Inspektoriatit Shtetëror të Mbikqyrjes së Tregut.

Referuar legjislacionit të kësaj fushe, personi përgjegjës mbi funksionimin e ashensorit (ndërtuesi ose administratori i pallatit) ka detyrimin ligjor për të bërë regjistrimin e tij. Por në rastin konkret nuk ka një aplikim pranë ISHMT-së për regjistrim, ndërkohë që ashensori ka qënë në funksionim që nga viti 2012.
Nga ana e e personave përgjegjës (ndërtuesi ose administratori i pallatit) për këtë ashensor nuk ishte kryer ndonjëherë vlerësimi i konformitetit (çertifikimi) nga një Organ i Miratuar për Vlerësimin e Konformitetit(OMVK) .

Parashtrojmë se në kushtet kur një ashensori nuk i bëhet vlerësimi i konformitetit me rregullat teknike nga një organizëm OMVK, dhe kur nuk bëhet regjistrimi i tij pranë ISHMT-së duke mos ju nënshtruar në vijim inspektimeve periodike, ashensori realisht konsiderohet i pasigurt dhe nuk lejohet të vihet në përdorim.

c) Në momentin e inspektimit të menjëhershëm nga ISHMT, ashensori i lartpërmendur ishte rivendosur në punë nga personat përgjegjës.

d) Në këto kushte nga ana e inspektorëve u morën masat urgjente e heqjes nga funksionimi i ashensorit deri në mënjanimin e gjithë të metave teknike të konstatuara, duke përfshirë për këtë edhe një Organ të Miratuar për Vlerësimin e Konformitetit.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 19:30. Familja Kazhani mori ashensorin për t’u ngjitur në katin e 5 ku kanë banesën dhe në momentin që ashensori ka mbërritur pësoi avari duke u shkëputur dhe rënë në katin zero. 5 pjestarët e familjes kanë marrë lëndime të lehta dhe pa pasoja, e vetmja që ka pasur dëmtime ka qenë 56-vjeçarja Selvije Kazhani, e cila ka bërë ekazaminime në spitalin e Traumës dhe pas ndihmës mjekësore ka dalë nga spitali. Shkak për rënien e ashensorit është bërë pesha më shumë nga sa ishte e lejuar, pasi brenda në ashensor lejohej hyrja e vetëm 4 personave ndërkohë që përveç çiftit Sinan dhe Selvie Kazani kanë qenë edhe 3 persona të tjerë të së njëjtës familje.

ashensori

Sondazh

Poll