Aktualitet

Klodiana Lala: Stela Gugallja është vetëidentifikuar pranë autoriteteve austriake! Nuk shpallet dot në kërkim pa vendim gjykate

Lala tha se sipas avokatit të Gugallajt, kjo e fundit ka deklaruar pranë autoriteteve austriake se është një person në kërkim teksa shton se më pas autoritetet në Vjenë e kanë lënë atë të lirë dhe kanë njoftuar prokurorinë shqiptare.

7 Shkurt 2023, 22:52 Nga F.M
Klodiana Lala: Stela Gugallja është vetëidentifikuar pranë
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se ka kontaktuar me avokatin e Stela Gugallajt, Klodian Skënderi, i cili thotë se i ka konfirmuar faktin që Gugallja është vetëidentifikuar dhe është paraqitur personalisht pranë autoriteteve austriake. E ftuar në "Opinion", Lala tha se sipas avokatit të Gugallajt, kjo e fundit ka deklaruar pranë autoriteteve austriake se është një person në kërkim teksa shton se më pas autoritetet në Vjenë e kanë lënë atë të lirë dhe kanë njoftuar prokurorinë shqiptare. Lala shtoi se Gugallja është në kërkim policor dhe se nuk mund të shpallet në kërkim ndërkombëtar pa një vendim gjykate. 

Pjesë nga biseda: 

Klodiana Lala: Kam kontaktuar me avokatin e Stela Gugallajt, Klodian Skënderin, i cili më ka konfirmuar faktin që Stela Gugallja është vetëidentifikuar dhe është paraqitur personalisht pranë autoriteteve austriake duke dhënë gjeneralitetet e saj dhe duke deklaruar se ishte një person në kërkim për shkak të akuzave që kishte ngritur Prokuroria e Posaçme. Autoritetet në Vjenë e kanë lënë atë të lirë dhe kanë njoftuar prokurorinë shqiptare se ishte identifikuar kjo shtetase brenda territorit...

Blendi Fevziu: Në bazë të ligjit, përderisa ajo është në kërkim ndërkombëtar, autoritetet austriake duhet ta lënë të lirë apo ta ndalojnë?

Klodiana Lala: Varet dhe se cili rast sepse nuk mund të paragjykoj një vendim që është dhënë nga Austria. Vetëidentifikimi i Gugalles ka ardhur disa muaj para se urdhri i kërkimit ndërkombëtar të bëhej i vlefshëm në sistem. Urdhri i kërkimit të Janarit është një urdhër që bëhet fillimisht kombëtar dhe ka disa procedura që shkon deri në Interpol. Në atë moment, gjykata austriake e ka lënë të lirë dhe ka njoftuar palën shqiptare nëse kishte një kërkesë ose një pretendim në lidhje me këtë shtetase. Prokuroria e Posaçme e ka dërguar kërkesën për ekstradim, e cila është duke u shqyrtuar, por deri më sot nuk ka një përgjigje. E kam pyetur avokatin se a ka kërkuar Gugallja një status të azilit politik, por nuk ma ka konfimuar një fakt të tillë.

klodiana lala

Sondazh

Poll