Aktualitet

Të përmbytur nën acar! Jeta e vështirë mes ujit në temperatura nën minus 3 gradë në Shkodër

Shenjat e vërshimit të ujërave janë kudo në mure dhe orendi shtëpiake ndërsa kudo mbizotëron lagështira. Ai tregon se askush nuk ka ardhur për verifikim e dëmeve.

7 Shkurt 2023, 22:59 Nga DOSJA
Të përmbytur nën acar! Jeta e vështirë mes ujit në
Foto Ilustruese

TIRANË- Këto ditë kur temperaturat në Shkodër kanë mbërritur deri në -3 gradë Celsius, shtëpia e Bledar Lezhës, e përmbytur dy herë gjatë muajve nëntor dhe dhjetor, është po aq e ftohtë sa jashtë.

Shenjat e vërshimit të ujërave janë kudo në mure dhe orendi shtëpiake ndërsa kudo mbizotëron lagështira. Ai tregon se askush nuk ka ardhur për verifikim e dëmeve.

Gjatë këtyre ditëve, paratë e përfituara nga kempi i kryefamiljarit kanë shkuar për ilaçe për 5 anëtarët e familjes së sëmurë. Familja kërkon vetëm ndihmë për rikonstruksionin e banesës nga dëmet e përmbytjeve.

Marrë nga TOPCHANNEL

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll