Aktualitet

DOSJA.AL siguron listën e përdoruesve të 'Aktiv1st'! 266 faqe të mbushura me mijëra emra, i gjithë shteti në 'shërbim' të qeverisë

Drejtësia e re, që supozohet se duhet të jetë e paanashme ka rënë gjithashtu pjesë e kësaj 'gracke'. Prokurorë, gjyqtarë dhe punonjës të tjerë të këtyre institucioneve nuk kanë mbetur jashtë liste. 

7 Shkurt 2023, 21:54 Nga F.M
DOSJA.AL siguron listën e përdoruesve të 'Aktiv1st'!
Aktivisti

TIRANË- Dosja.al ka siguruar listën e plotë të përsonave që kanë shkarkuar aplikacionin "Aktiv1sti". Në dokumentin me 266 renditen mijëra emra, punonjës të administratës në vend. Vetë ministrat, vartësit e tyre si dhe deputetët e kanë shkarkuar këtë aplikacion duke treguar 'besnikërinë' ndaj 'shefit' të tyre, kryeministrin Edi Rama dhe propagandës së qeverisë.

Por nuk ndalet me kaq. Bluzat e bardha, drejtorët e institucioneve më të rëndësishme në vend, janë bërë gjithashtu pjesë e këtij programi. Uniformat blu nuk bëjnë përjashtim. Që nga kupola e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit deri tek efektivët e sapo vendosur në detyrë, të gjithë u japin 'like' dhe 'share' postimeve të qeverisë. 

Drejtësia e re, që supozohet se duhet të jetë e paanashme ka rënë gjithashtu pjesë e kësaj 'gracke'. Prokurorë, gjyqtarë dhe punonjës të tjerë të këtyre institucioneve nuk kanë mbetur jashtë liste. 

Dosja.al zotëron të gjithë dokumentin, por nuk e publikon për arsye etike dhe për të mos cënuar të dhënat personale të punonjësve që me dëshmirë ose imponim, janë bërë pjesë e kësaj liste. 

aplikacioni aktivisti

Sondazh

Poll