Aktualitet

Aksident tragjik në Itali, shqiptari ndërron jetë teksa shkonte për në punë

Auto-ambulanca shkoi në vendin e ngjarjes, por 39-vjeçari shqiptar ndërroi jetë në duart e bluzave të bardha.

7 Shkurt 2023, 16:44 Nga F.M
Aksident tragjik në Itali, shqiptari ndërron jetë teksa shkonte
Ambulanza

ITALI- Një 39-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Italia në Valdarno, pranë komunës së Bucine.

Shqiptari po udhëtonte me makinë nga Prato në Mercatale Valdarno, pranë Arezzos për të shkuar në punë, kur u përplas me një tjetër mjet.

Auto-ambulanca shkoi në vendin e ngjarjes, por 39-vjeçari shqiptar ndërroi jetë në duart e bluzave të bardha. E plagosur ka mbetur edhe gruaja që drejtonte mjetin tjetër, e cila është shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

aksident ne itali

Sondazh

Poll