Aktualitet

Aksident në bulevardin Zhan D'Ark, 23-vjeçari përplas të renë me makinë

E aksidentuara ndodhet në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që po punohet ende për të zbardhur shkaqet e aksidentit. 

7 Shkurt 2023, 16:38 Nga I.A
Aksident në bulevardin Zhan D'Ark, 23-vjeçari
Foto Ilustruese

TIRANË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në bulevardin Zhan D'Ark në Tiranë. Mësohet se një 23-vjeçar me mjetin e tij ka përplasur një vajze ende të paidentifikuar. E aksidentuara ndodhet në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që po punohet ende për të zbardhur shkaqet e aksidentit. 

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 07.02.2023, në orën 16:00, në bulevardin Zhan D'Ark, shtetasi M. A., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një shtetase, ende të paidentifikuar, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit

aksident ne tirane

Sondazh

Poll