Aktualitet

Gjyq për ekstradim në gjendje të lirë, nuk ka arrest për Stella Gugallen në Austri

Për këtë Gugallja ndodhet në një proces gjyqësor dhe pritet vendimi nëse pala austriake do ta ekstradoj atë drejt Shqipërisë

7 Shkurt 2023, 15:27 Nga I.A
Gjyq për ekstradim në gjendje të lirë, nuk ka arrest
Stela Gugallja

AUSTRI- Stela Gugallja, e cila është e shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare për aferën e inceneratorëve nuk është ndaluar ditën e sotme në Austri. Mediat raportojnë Gugallja është ndaluar dhe se po pritet që të ekstradohet, por Dosja.al u interesua dhe burime bëjnë me dije se ajo është e lirë në Austri. 

Autoritetet shqiptare kanë dërguar dokumentet për kërkimin e ekstradimit të saj nga Austria në Shqipëri. Për këtë Gugallja ndodhet në një proces gjyqësor dhe pritet vendimi nëse pala austriake do ta ekstradoj atë drejt Shqipërisë.

Stela Gugallja është shpallur në kërkim sëbashku me dy pronarët e inceneratorëve, Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin. Deri më tani, janë arrestuar disa zyrtarë e ish-zyrtarë lidhur me aferën e inceneratorëve, ku mes tyre është edhe ish-ministri Lefter Koka si dhe ish-deputeti Alqi Bllako.

stela gugallja

Sondazh

Poll