Aktualitet

Stela Gugallja në Austri, avokati: Nuk ka asnjë masë arresti! Ka deklaruar adresën e vendbanimit në policinë e Vjenës, s'di nëse ka kërkuar azil

Skënderi shton se aktualisht po kundërshtojnë procedurat ligjore të ekstradimit të Stela Gugalljas.

7 Shkurt 2023, 15:48 Nga F.M
Stela Gugallja në Austri, avokati: Nuk ka asnjë masë arresti! Ka
Stela Gugallja

TIRANË- Avokati i Stela Gugalljas, e shpallur në kërkim në lidhje me hetimet për inceneratorin e Elbasanit, mohon që ajo të jetë arrestuar në Austri, por sqaron se është në proces ekstradimi. Në një sqarim për mediat, Klodian Skënderi thotë se vetë Gugallja është paraqitur në policinë e Vjenës dhe ka deklaruar adresën e vendbanimit, por nuk di nëse ajo ka kërkuar azil. Skënderi shton se aktualisht po kundërshtojnë procedurat ligjore të ekstradimit të Stela Gugalljas.

"Klientja ime nuk është e ndaluar apo arrestuar, ka një proces ekstradimi por është një gjendje të lirë. Nuk ka asnjë masë arresti. Kundërshtojmë procedurat ligjore të ekstradimit të Stela Gugalljas. Gugallja është paraqitur në policinë e Vjenës dhe ka deklaruar adresën e vendbanimit. Nuk kam asnjë informacion nëse Stela Gugallja ka kërkuar azil,"- tha Skënderi. 

Autoritetet shqiptare kanë dërguar dokumentet për kërkimin e ekstradimit të Stela Gugalljas nga Austria në Shqipëri. Për këtë Gugallja ndodhet në një proces gjyqësor dhe pritet vendimi nëse pala austriake do ta ekstradojë atë drejt Shqipërisë. Hetimet për inceneratorin e Elbasanit janë mbyllur nga SPAK. Deri më tani, SPAK ka sekuestruar një sërë pasurish për të incenratorin e Elbasanit, përfshirë 14 apartamente, 3 njësi tregtare dhe 8 shoqëri tregtare. Në pranga janë vënë një sërë zyrtarësh mes tyre dhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka e ish-deputeti Alqi Bllako. 

klodian skenderi stela gugallja

Sondazh

Poll