Aktualitet

Moti i keq në Shqipëri/ Mbi 1 metër dëborë në Gramsh, zonat e thella të bllokuara nga Shkodra në Korçë

Në zonat malore të Gramshit, përkatësisht Rovje dhe Grabova raportohet për bllokim të rrugëve si pasojë e reshjeve të borës ku një traktor i vjetruar ka nisur punën për të hapur.

7 Shkurt 2023, 16:04 Nga I.A

Moti i keq në Shqipëri/ Mbi 1 metër dëborë në

TIRANË- Borë, reshje shiu, ngrica dhe temperatura që shkojnë në minis gradë. Kjo është situata që ndodhet vendi ynë ditën e sotme për shkak të motit të keq. Në disa zota të vendit trashësia e dëborës ka arritur mbi 1 metër. Në zonat malore të Gramshit, përkatësisht Rovje dhe Grabova raportohet për bllokim të rrugëve si pasojë e reshjeve të borës ku një traktor i vjetruar ka nisur punën për të hapur.

Në Qarkun e Shkodrës, temperaturat rekord të këtij dimri prej minus 21 gradësh janë regjistruar në Qafë Thore, ndërsa në Vermosh janë minus 18 gradë. Përveç kriposjes së rrugëve po vijon puna edhe për zgjerimin e akseve veçanërisht në rrugën e Fierzës në rrethin e Pukës.

Gjatë 48 orëve të fundit përveç uljes drastike të temperaturave nuk ka pasur reshje borë të rëna në zonat malore. Disa fshatra për shkak të kushteve atmosferike të përkeqësuara nga temperaturat e ulëta kanë mungesë të energjisë elektrike.

Në Kukës, sasi të mëdha dëbore kanë rënë në zonën e Shishtavecit në lartësi mbi 850 m. Në aksin Ura e Zapotit-Shishtavec është bllokuar aksi rrugor, për shkak të sasive të mëdha që dëborës së grumbulluar si pasojë e erës së fortë. Në Qarkun e Dibrës, temperaturat në zonat e thella malore kanë arritur në minus 17 gradë.

Aktualisht, autoritetet thonë se këtë qark nuk ka rrugë të bllokuara përveç pranisë së akullit në segmente të caktuara, për të cilat shoferët duhet të përdorin goma dimërore. Në Rrugën e Arbrit, situata më problematike paraqitet nga Fushë Bulqiza deri tek zonat e njohura si Pishat në Bulqizë.

Ne Qarkun Korçës, gjatë natës nuk ka pasur reshje dëbore, ndërsa temperaturat kanë arritur në -12 gradë. Nëpër rrugë është hedhur kripë për të mundësuar qarkullimin normal të automjeteve. Si pasojë e motetit, disa fshatra të thellë malor janë pa energji elektrike.

permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll