Aktualitet

Tragjedi në brigjet greke, përmbytet varka me emigrantë, vdesin pesë prej tyre, 41 të tjerë nxirren të gjallë

Mediat greke shkruajnë se varka me të cilën vinin nga brigjet turke është copëtuar në shkëmbinj dhe është shkatërruar.

7 Shkurt 2023, 16:35 Nga F.M
Tragjedi në brigjet greke, përmbytet varka me emigrantë, vdesin
Foto Ilustruese

GREQI- Pesë persona, mes tyre katër fëmijë kanë ndërruar jetë në një tragjedi të ndodhur pranë brigjeve të ishullit Lero në Egjeun juglindor. Mediat greke shkruajnë se varka me të cilën vinin nga brigjet turke është copëtuar në shkëmbinj dhe është shkatërruar. 41 persona janë nxjerrë të gjallë nga deti, ndërsa pesë të tjerët u gjetën të vdekur.

“Oficerët e Rojës Bregdetare Greke, dëshmuan edhe një herë se shqetësimi i tyre parësor është mbrojtja e jetës njerëzore, duke shpëtuar në kushte veçanërisht të pafavorshme moti, 41 persona, të cilët rrjetet kriminale të trafikantëve i nisin nga Turqia, me tolerancën e autoriteteve turke, duke i lënë në mëshirën e fatit në zonën detare pranë ishullit Leros,”- tha Yannis Plakiotakis, Ministri i Marinës detare dhe Politikës Ishullore.

greqi emigrantet ne greqi

Sondazh

Poll