Aktualitet

ME VIDEO/ Qytetari nga Vlora sfidon ngricat, noton në Jon në temperaturat -2 gradë celsius

Ai ka notuar duke mos e pasur aspak problem të ftohtin, madje thotë se ndihet shumë mirë. 

7 Shkurt 2023, 16:20 Nga F.M
ME VIDEO/ Qytetari nga Vlora sfidon ngricat, noton në Jon në
Gëzim Brahimaj duke notuar

VLORË- Vlora sot ka patur ditën më të ftohtë të vitit ku temperaturat kanë shënuar -2 gradë Celsius, por kjo nuk e ka penguar një qytetar që të lahet në det. 

53-vjeçari nga Vlora, Gëzim Brahimaj thotë për TopChannel se kjo ishte dita ku ai mund të sfidonte temperaturat nën zero gradë Celsius duke shijuar notin në detin Jon. Ai ka notuar duke mos e pasur aspak problem të ftohtin, madje thotë se ndihet shumë mirë. 

"Ndihem shumë mirë me shëndetin, me trupin, larg këtyre virozave,"- thotë Brahimaj. 

 

gezim brahimaj moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll