Sport

“Stërvitjet që bën Benzema, nuk e duroi dot as Cristiano Ronaldo”

“Në skuadrën franceze kanë bërë një gabim me Karimin, madje presidenti e ka pranuar këtë”.

7 Shkurt 2023, 11:14 Nga DOSJA
“Stërvitjet që bën Benzema, nuk e duroi dot as Cristiano

SPANJE - Real Madridi po përjeton një sezon të thatë, pasi Karim Benzema u dëmtua kundër Valencias javën e kaluar, diçka që nuk është normale për sulmuesin francez.  Javier Atalaya, trajneri personal i nëntë lojtarëve të Madridit, në ‘Goals’ u shpreh: 

"Ne jemi të qetë me Benzema, sepse nuk është një dëmtim serioz. Karim po përmirësohet çdo ditë. Ai është në shtëpi, pa pasur asgjë për të bërë dhe zbret në palestër për t'u stërvitur, theksoi Atalaya. - Mentaliteti i francezit përfshin përmirësimin çdo ditë”.

Ai deklaroi gjithashtu se skuadra franceze ka gabuar me Benzemën: "Nuk mund të vendosësh një lojtar që sapo është kthyer nga një dëmtim dhe pas një udhëtimi 8 orësh, të stërvitet 100% në një palestër me pesha".

Javier Atalaya, i cili ishte edhe trajneri i Cristiano Ronaldos, nuk mund të mos i krahasonte dy lojtarët: “As Cristiano nuk e duroi dot stërvitjet që bën Benzema”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll