Sport

Real Madrid tashmë është në Marok, katër të rinj plotësojnë skuadrën e Ancelottit...

Delegacioni ‘los blancos’ zbarkoi pas mesnatës në Rabat për të luajtur Kupën e Botës për Klube

7 Shkurt 2023, 10:24 Nga DOSJA

Real Madrid tashmë është në Marok, katër të rinj

MAROK - Real Madridi është tashmë në Marok. Ekspedita e bardhë zbarkoi rreth mesnatës së së hënës në kryeqytetin maroken, për të përballuar për ndeshjet e Kupës së Botës për Klube të FIFA-s.

Skuadra udhëtoi për në hotelin Conrad Arzana, ku do të qëndrojë e përqendruar gjatë pjesëmarrjes në këtë event Botëror, që nis të mërkurën në orën 20:00 me gjysmëfinalen kundër skuadrës egjiptiane Al Ahly. 

Nëse e kapërcejnë këtë aksion të parë, skuadra spanjole do të luante finalen të shtunën e ardhshme kundër fituesit të ndeshjes tjetër, e cila do të përcaktohet të marten pas përballjes midis Flamengos braziliane kundër Al Hilal të Arabisë Saudite .

‘Los blancos’ udhëtuan në Marok me gjashtë mungesa: Courtois, Benzema, Militao, Mendy, Lucas Vázquez dhe Hazard. Dy të parët mund të arrijnë në ndeshjen vendimtare, në rast të fitores së Madridit në ndeshjen e tyre gjysmëfinale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Moroccan World News ???????? (@manews.ma)

Në ekspeditën e Madridit në Rabat, Carlo Ancelotti përfshiu edhe katër lojtarë të rinj për të plotësuar një grup prej 22 futbollistësh.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll