Sport

Harry Kane nuk shitet në Premier League, kështu kanë vendosur drejtuesit e Tottenham...

Përfaqësuesi anglez ende nuk ka arritur marrëveshje me drejtuesit për një kontratë të re dhe mediat britanike spekuluan se ai dëshiron të qëndrojë tek Tottenham.

7 Shkurt 2023, 10:17 Nga DOSJA
Harry Kane nuk shitet në Premier League, kështu kanë vendosur

ANGLI - Drejtuesit e Tottenhamit nuk do ta shesin kapitenin Harry Kane te një klub tjetër futbolli në Premier League.

Kontrata e Kane me klubin londinez skadon vitin e ardhshëm, Manchester United është i interesuar për të, por Tottenham nuk dëshiron t'ia shesë lojtarin më të mirë rivalëve të Premier League, raportoi The Times.

Përfaqësuesi anglez ende nuk ka arritur marrëveshje me drejtuesit për një kontratë të re dhe mediat britanike spekuluan se ai dëshiron të qëndrojë tek Tottenham.

Të dielën, Kane u bë golashënuesi më i mirë në historinë e Tottenhamit me 267 gola , pasi shënoi golin e fitores në duelin me kampionët aktual të Manchester City (1:0).

Ai ka shënuar 200 gola në Premier League dhe ka përpara vetëm Alan Shearer me 260 dhe Wayne Rooney me 208 gola.

Kane shënoi golin e tij të 200-të në Premier League në ndeshjen e 304-të, Shearer-it iu deshën 306 dhe Rooney-t 462 ndeshje.

Harry Kane shënoi golin e tij të parë për klubin londinez në dhjetor 2011 dhe ka luajtur 416 ndeshje deri më tani.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll